Kombëtarja / Berisha: Kemi nxjerrë mësime nga Polonia, duam fitoren

Share Button

AlbanianSport.com 04/09/2021 23:10

ASNN – Në prag të sfidës së radhës që Shqipëria do të luajë ditën e diel, më 5 shtator 2021, ndaj Hungarisë, e 5-ta ndeshje e kuqezinjve në kuadër të grupit I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, ditën e shtunën kanë dalë në një konferencë zyrtare për shtyp trajneri i Kombëtares Edoardo Reja dhe kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha. Kjo sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan dhe do të nisë në ora 18:00 do të rikthejë tifozët në stadiume, me një kapacitet të limituar prej 30%. Edhe kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha theksoi se ndeshja e së dielës është e rëndësishme për të dyja ekipet.

Ai tha se Shqipëria ka filluar të ketë rritje si skuadër, duke treguar personalitet në çdo ndeshje. Kapiteni u shpreh se djemtë janë të motivuar, teksa i lumtur për rikthimin e tifozëve në stadiume,  shpreson që numri i tyre të jetë sa më i madh. “Jemi të gjithë të vetëdijshëm për lojën që kemi bërë ndaj Polonisë, – ka deklaruar ai duke iu referuar humbjes së thellë në Varshavë. – Kemi bërë shumë gjëra të mira, por duhet edhe t’i eliminojmë disa gjëra, ku teksa pësuam golat, nuk kemi qenë shumë të vetëdijshëm për ato momente, edhe pse jemi munduar që t’i përgatisim përpara lojës.”

“Këto gjëra të mira duhet t’i marrim me vete dhe duhet të mësojmë prej këtyre gjërave, sidomos nga golat, – ka vijuar portieri kuqezi. – Mendoj se me atë ndeshje që zhvilluam, duhet të merrnim shumë më shumë se kaq që bëmë. Duke parë rezultatin që është shumë negativ, ne do të mundohemi që në ndeshjen e ardhshme, të japim edhe më shumë. Të eliminojmë gabimet dhe të rikthehemi te fitorja. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja palët. Edhe ndeshja ndaj Polonisë ishte shumë e rëndësishme, por prapë se prapë mendoj se ne kemi rast me Hungarinë, pasi nëse fitojmë mund të vazhdojmë ëndrrën tonë.”

“Kjo ndeshje është vendimtare për të gjitha skuadrat, për ne, Hungarinë dhe Poloninë, – ka vijuar 32-vjeçari. – Të gjithë çunat ishin të vetëdijshëm pas ndeshjes për atë që kemi bërë, si për gjërat e mira dhe për ato jo të mira. Mendoj se kjo ndeshje do të thotë shumë për ne. jemi të gjithë të motivuar për ata bërë një ndeshje të mirë dhe për t’iu rikthyer fitores sepse ajo të jep vetëbesim për ndeshjet e ardhshme. Unë mendoj që Kombëtarja jonë ka bërë një hap të rëndësishëm që nga viti i kaluar deri tani. Ndeshjet e Kombëtares janë më të mira, kemi personalitet në lojë, bëjmë shumë gjëra të mira.”

“Dhe ato që duhen eliminuar janë gabimet që janë të evitueshme, – ka këmbëngulur portieri aktual i Torinos. – Hungaria është një ekip i fortë, që ka bërë mirë edhe në Europian por nesër do jetë një ndeshje e veçantë për të dyja ekipet dhe pa marrë parasysh se çfarë ke bërë në të kaluarën, gjithmonë duhet të bindesh edhe për të ardhmen. Kështu që për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme, kështu që shumë respekt për Hungarinë, por do të futemi për fitore. Tifozët për ne gjithmonë kanë qenë një mundësi edhe më e madhe që të na karikojnë dhe të bëjmë paraqitje edhe më të mira.”

“U bë kohë e gjatë që nuk i kemi parë dhe është një mundësi shumë e mirë si për ne edhe për ata, që të vijnë të na përkrahin. Shpresoj që nesër të jenë në numër sa më të madh të mundshëm dhe shpresoj që edhe ne t’i dhurojmë një fitore që do të ishte shumë e rëndësishme, për ne dhe për ta”, – ka përfunduar portieri dhe kapiteni i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh