Arsenali, i pari në shpenzimet e merkatos, i fundit në tabelës e renditjes

Share Button

AlbanianSport.com 02/09/2021 22:15

ASNN – Arsenali ka shpenzuar deri tani 500 milionë stërlina, duke ia kaluar edhe skuadrave të tilla si Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut dhe Juventusi. 140 milionë u përdorën për të sjellë në skuadrën e trajnerit Mikel Arteta përforcime të tilla si Ben Uajt, Aron Ramsdejl, Martin Odega’ard, Nunjo Tavaresh dhe Albert-Sambi Lokonga. Pastaj, në një finale të furishme në ditën e fundit të merkatos së verës, skuadra nga veriu i Londrës bëri një lëvizje prej 19.8 milionë stërlinash për mbrojtësin e Bolonjës, Takehiro Tomijasu, për të provuar dhe zgjidhur çështjen e mbrojtësit të djathtë.

Por, përkundër faktit se Arsenali është shpenzuesi më i madh në merkaton e verës në Premier Ligën Angleze, tifozët janë me të vërtetë pesimistë pasi, panë që skuadra e tyre humbi 3 ndeshjet e para të sezonit, duke mbetur në fund të tabelës. Një nga aspektet më shqetësuese të këtyre ndeshjeve të para, është forma e Nikolas Pepesë, i cili ende nuk po ngjitet në pritshmëritë e klubit, edhe pse ka dy vite që ka mbërritur në skuadër me një shifër rekord. Edhe pse u shpenzuan 72 milionë stërlina për të, Pepe ka shënuar vetëm 15 gola dhe ka dhënë 7 pasime për gol në Premier Ligë.

Dhe në sezonin e ri ende nuk ka treguar asgjë, edhe pse është një nga lojtarët më me përvojë në skuadrën e Artetas. Mospërshtatja e tij në skuadër, ngre pyetje mbi vendimin e klubit për të sjellë Pepe në vend të yllit të Kristal Palasit, Uilfrid Zaha, dy vite më parë. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë pati një diskutim me trajnerin e atëhershëm të Arsenalit, Unai Emeri, përpara sezonit 2019-2020, dhe nuk arriti të nënshkruajë. E drejtuesit e klubit, po kërkojnë llogari nga skuadra, për rezultatet, kur mendojnë që kanë shpenzuar gati 160 milionë stërlina për merkaton verore.

Edhe tifozët pyesin pse aktualisht po shkon keq skuadra, duke pasur parasysh që Arsenali mburret me skuadrën e 6-të më të shtrenjtë në botë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh