AlbanianSport.com 01/09/2021 20:55
ASNN – Lufta për titullin kampion bote në F1 mbetet e hapur. Tashmë i rikonstruktuar, kompleksi i Zandvo’ortit në Formula 1, nuk është më ai i 1985-ës. Por përveç ngjyrës portokalli që do të mbizotërojë midis tifozëve prezent në garë, në garën e ardhshme, vëmendja e të gjithëve është e përqëndruar në duelin Maks Verstapen-Ljuis Hemilton.
Pas çudisë që ndodhi në Spà, Formula 1 ka nevojë për tifozë, edhe pse në Zandvo’ort, ata do të jenë vetëm në favor të pilotit të tyre, Verstapen. E ngushtuar nga 8 në 3 pikë, diferenca në klasifikim midis britanikut dhe holandezit, falë fitores së këtij të fundit në Çmimin e Madh të Belgjikës, duket se lufta midis dy pilotëve të kreut do të jetë tepër e fortë, e kjo do të duket në garën e Holandës.
Por duke parë karakterin e Hamilton dhe ambiciet e tij, duket se i vetmi avantazh për Verstappen është përkrahja e publikut vendas. Çmimi i Madh i Holandës duhej të ishte rikthyer që vitin e kaluar, por u anulua për shkak të situatës së rëndë të epidemisë së virusit “Covid-19”.