AlbanianSport.com 31/08/2021 23:10
ASNN – Kombëtarja vijon përgatitjet para ndeshjes me Poloninë. Në ditën e tretë të grumbullimit në Varshavë, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore.
Përgatitjet për sfidën e 4-t të grupit I të Eliminatoreve të Botërorit 2022 ndaj Polonisë u zhvilluan të martën pasdite po në stadiumin e skuadrës kryeqytetase të Polonias së Varshavës.
Në këtë seancë morën pjesë të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe stafi teknik është përqendruar në aspektet taktike të lojës. Stërvitja zgjati për rreth 90 minuta dhe deri tani nuk ka asnjë problemet me dëmtimet apo ndryshim programi.
Të mërkurën Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes me Poloninë në stadiumin e ndeshjes “PGE Narodovi” të Varshavës me kuqezinjtë që do të përshtaten me fushën.