AlbanianSport.com 31/08/2021 22:25
ASNN – Erald Lakti, mesfushori qendror i dalë nga Fiorentina dhe që aktualisht luan në fomën e huazimit te Leko, grumbullohet për herë të parë me Shpresat e Shqipërisë nga trajneri Alban Bushi. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse ky është grumbullimi i parë për mua”, – ka thënë fillisht, duke folur për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
“Kisha marrë një ftesë në muajin mars të këtij viti, por, për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19” nuk kam pasur mundësi të vij, – ka vijuar 21-vjeçari. – Tani ndihem i lumtur. Jemi një ekip shumë i mirë, unë sot zhvillova stërvitjen e parë dhe e shikoj me një perspektivë të mirë ndeshjen me Republikën Ҫeke dhe besoj se do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv.”
“Unë shpresoj që të kalojnë fazën e grupeve dhe do të ishte një objektiv dhe arritje shumë e madhe për Kombëtaren tonë. Ndihem shumë mirë fizikisht, në fundjavë kam pasur ndeshje dhe sot u bashkova me skuadrën në stërvitje këtu. E ndjej veten mirë, do të jap maksimumin për fanellën”, – ka përfunduar mesfushori i Shpresave kuqezi, Erald Lakti.