AlbanianSport.com 31/08/2021 20:55
ASNN Nga ana tjetër, duke folur të martën gjatë konferencës për shtyp të Kombëtares kuqezi në Varshavë, edhe Albi Doka theksoi se fokusi kryesor i skuadrës është sfida e parë ndaj Polonisë, ndërsa u shpreh se shpreson te një përsëritje e suksesit që arriti Kombëtarja në vitin 2016, duke pasur parasysh grupin e mirë që ka.
“Kemi 3 ndeshje, por duhet të fokusohemi te ndeshja me Poloninë, sepse nëse ia dalim në këtë ndeshje, dy të tjerat i kemi në shtëpi dhe do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Besoj se do marrim një rezultat të mirë”, – thekson 24-vjeçari. Ai beson tek suksesi me grupin e krijuar tek kuqezinjtë. “Mendoj se po, pasi kemi kohë si grup dhe jemi grumbulluar edhe më parë, – thotë futbollisti NHK Goricës në kampionatin kroat.
“Besoj që po, mund t’ia dalim me grupin që kemi krijuar. Po, Polonia është ekipi më i fortë që kemi, por ne nuk duhet t’i trembemi me këtë grup lojtarësh që kemi, – ka vijuar më tej Doka, duke folur për kundërshtarin e radhës. – Jam me fat që stërvitem me këta lojtarë. Përsëritje e arritjes së Kombëtares në 2016-ën? Normale që e mendojmë me njëri-tjetrin dhe e bisedojmë.”
“Duhet ta ëndërrojmë atë gjë sepse prandaj jemi këtu, për të arritur atë qëllim”, – shtoi ai. Po a ka ndikuar pauza verore te gjendja e lojtarëve? “Jo, jemi më të karikuar, sepse kemi ardhur këtu vetëm për një motiv dhe motivi është padyshim që të marrim rezultate sa më të mira”, – ka përfunduar futbollisti i Kombëtares kuqezi, Albi Doka.