Moto GP / Rosi: Markez, i mirë, por kam parë edhe më të mëdhenj

Share Button

AlbanianSport.com 31/08/2021 17:10

ASNN – Veterani italian: “Në karrierë kam garuar me pilotë tepër të fortë”. Për më shumë se dy dekada, Valentino Rosi ka garuar në nivelin më të lartë të motoçiklizmit botëror. 21 vjet në Moto GP, ku italiani e ka matur veten kundër më të mirëve të çdo brezi, për të krijuar atë që sot është një legjendë e gjallë. Lista e rivalëve që kanë vuajtur, disa më shumë se të tjerët, përballë motorit me “46” në pistë është e panumërt.

Me rastin e lamtumirës së tij, Vale ka folur për 175 pilotët me të cilët ai ka garuar në 500 cc dhe Moto GP. Në rend kronologjik, Valentino rishikoi rivalët që e shoqëruan në hapat e tij të parë në kategorinë e madhe, dhe atje ai takon emra të tillë si Xhon MekGinis, Aleka Barrosh, Kolin Eduards ose Anton Gober. “Nga Barroshi mësova të frenoja dhe të hyja në kthesë, sepse isha shumë i shpejtë, – ka zbuluar Rosi. – Me Xhonin jam gjithmonë në kontakt.

“Me Kolinin dhe Antonin kam shijuar shumë brenda dhe jashtë pistës”, – ka shtuar veterani italian. Më vonë, tashmë në Moto GP, i mbiquajturi “Doktori” pranon se nga talenti i pilotëve të tillë si Kejsi Stoner apo Horhe Lorenco ka vuajtur shumë: “Nëse flasim për talentin, Kejsi ishte i pakapërcyeshëm, – pohon 42-vjeçari. – Horheja ishte gjithashtu i pamposhtur, nuk meritoja një partner si ai te “Jamaha”.” Ndërsa emocionohet kur shfaqet emri i Simonçelit.

“Ishte një fatkeqësi e vërtetë, madje edhe mënyra në të cilën ndodhi gjithçka … një turp i vërtetë”, – thotë Rosi. Në fund ai flet për numrin  “93”. Lidhur me rivalitetin e tij me Mark Márkezin, Valentino siguron se “ai është një rival i madh dhe një nga më të mirët”, por pranon se nuk ndihet “shumë mirë me të në pistë” dhe thotë: “Ai është i vështirë të mposhtet”.

I pyetur nëse një ditë do të nënshkruajë paqen me pilotin spanjoll, legjendari italian i motoçiklizmit tha: “Sa kohë do të më duhet që të shkoj mirë me Mark Markezin? Mendoj 20 ose 30 vjet…”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh