Basketboll / Mbyllet vera ndërkombëtare, sportistët, letër kryeministrit

Share Button

AlbanianSport.com 31/08/2021 15:40

ASNN – Ponari: “Nuk jemi ende aty ku duhet me rezultatet, ja arsyet”. Në një ceremoni të zhvilluar në kryeqytet, Federata Shqiptare e Basketbollit ka bërë përmbylljen e sezonin ndërkombëtar të Kombëtareve të moshave për meshkuj dhe femra, ku Shqipëria mori pjesë me 6 ekipe. Në fakt, njëri prej këtyre turneve kontinentalë u mbajt në kryeqytetin shqiptar gjatë 10-ditëshit të parë të gushtit.

Gjatë kësaj ceremonie, ekipet kombëtare të grupomoshave kanë bërë lexuar edhe një letër publike për Kryeministrin Edi Rama, ku bëhej thirrje, ndër të tjera, për miratimin e ligjit të sponsorizimeve. I gjithë komuniteti i koshit i bën thirrje kreut të qeverisë që të miratojë ligjin e sponsorizimit, ashtu sikurse e kanë vendet që na rrethojnë.

Një ligj që në kushtet e ekonomisë së tregut është baza e zhvillimit të sportit në vend. Lojtarët, në kërkesën e tyre, theksuan se basketbolli nuk mund të vazhdojë më si “lypsarë” dhe se në këtë formë nuk mund të përballen në kushte të barabarta me kundërshtarët e tyre. Basketbollistët garantuan se në rast miratimi të ligjit, rezultatet do të kenë një ngritje të jashtëzakonshme dhe të menjëhershme në të gjitha sportet.

Ata shpresojnë se si një ish-basketbollist do të gjejë mirëkuptimin e kryeministrit Rama. Ndërkaq, duke i bërë një analizë kësaj pjesëmarrjeje, Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ka kërkuar më shumë sa i përket rezultateve.

Më tej, ai ka veçuar edhe disa prej faktorëve që kanë ndikuar në këto rezultate. Tanimë kreu i organizmit që qeveris basketbollin shqiptar e ka hedhur vështrimin drejt pjesëmarrjes së Kombëtareve të të rriturve, femra dhe meshkuj, në veprimtaritë ndërkombëtare. Gjatë ceremonisë së organizuar të hënën janë vlerësuar edhe paraqitja e disa prej sportistëve, por edhe trajnerëve më të spikatur në këtë fushatë ndërkombëtare.

Kreu i FSHB-së konfirmoi pjesëmarrjen me të gjitha kombëtaret edhe për vitin e ardhshëm me 8 skuadra, duke nisur nga moshat e deri tek të rriturit. Federata njoftoi gjithashtu pjesëmarrjen për herë të parë në eliminatoret evropiane për disiplinën 3×3, që po merr një zhvillim të madh vitet e fundit. Ndërsa në Tiranë në muajin tetor do të mbahet edhe Konventa Evropiane për Nën-14-vjeçarët.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh