Formula 1 / Gara e Belgjikës, po aq e errët sa qielli i pistës së Spàsë

Share Button

AlbanianSport.com 30/08/2021 17:10

ASNN – Një garë për t’u harruar ajo e Belgjikës, gabimet në Spà vunë në dukje mosmarrëveshjet në Formula 1. Çmimi i Madh i Belgjikës i Botërorit të këtij viti  do të mbetet vetëm një statistikë në arkivat e Formula 1. Do të shkruhet vetëm që kjo garë u zhvilluar. Por vendimet e gabuara që u morën aty, sigurisht që nuk do të shënohen askund. Pasojat e tyre do të duken vetëm në fund të kampionatit, kur të vendoset për titullin “kampion”, si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë.

Një pistë që ka bërë histori në Formula 1, por në një ditë me shi, u morën vendime me shumë vonesë e mbi të gjitha të gabuara. Nën qiellin e errët të Spà-Frankorshomps, e diela e 29 gushtit u kthye në një hap fals për të gjithë drejtuesit e Formula 1, me në krye Domenikalin. Sigurisht që situata ishte shumë e ndërlikuar, por gjykimi duhej të ishte më i kthjellët, sidomos përsa i përket dhënies së pikëve në fund të garës, gjë që mund të ndikojë në luftën për titull.

Kjo gjë është në antitezë me shpirtin e garës në Formula 1, madje edhe të vetë sportit, që ka si objektiv, konkurrimin e barabartë. Maks Verstappen fitoi pa garuar fare, Xhorxh Rasëlli arriti në të njëjtën mënyrë në podium, gjithashtu edhe Ljuis Hemiltoni. Pak vlerë ka nëse atyre iu dhanë gjysma e pikëve. E drejtë do të ishte që gara të mos ishte bërë fare. Duhej kurajo nga ana e pilotëve që të ngrinin zërin dhe të kërkonin të drejtën e tyre.

Pasi në prag është gara e Monzës, e cila mund të ketë të njëjtat kushte atmosferike. Por kurajo nuk kishin as drejtuesit e garës, pasi zgjodhën të ekzekutonin një vendim, i cili ka vetëm vlerë statistikore, kur më vonë në arkivat e Formula 1 do të shkruhet që gara e Belgjikës u krye, pa pasoja ekonomike e kontraktuale. Ndërsa pilotët nuk reagojnë fare me zë. Pas garës, diku hedhin të nervozuar dorezat, kaskat të hequra me zemërim vendosur mbi tavolinë, fytyra që shprehin zhgënjim.

Por vetëm kaq. Gjithçka mbyllet këtu. Çmimi i Madh i Belgjikës 2021 do të hyjë në histori. Të gjithë po mendojnë për garën e ardhshme… Por, a do të vazhdojë vallë kjo heshtje.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh