“Rrëzohet” FIFA, CAS-i i Lozanës hap “dritën kuqezi” Nedim Bajramit

Share Button

AlbanianSport.com 30/08/2021 15:40

ASNN – Arbitrazhi Sportiv i Lozanës i jep të drejtë futbollistit të luajë për Shqipërinë. Është hapur të hënën “drita jeshile” që Nedim Bajrami të luajë për ngjyrat kuqezi. Futbollisti i Empolit është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare, pas vendimit të dhënë në favor të tij nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Kështu, në prag të 3 ndeshjeve të 10-ditëshit të parë të shtatorit, në kuadër të grupit I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të mirë, teksa është mësuar se është hapur drita jeshile që Nedim Bajrami të luajë për ngjyrat kuqezi.

Futbollisti i Empolit është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë, por pas refuzimit të parë nga FIFA, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS.

Duke arritur të sigurojë kështu shërbimet një lojtari që shpresohet se do ta ndihmojë shumë Kombëtaren kuqezi siç është shprehur edhe trajneri i saj, Edoardo Reja. FIFA e pati hedhur fillimisht poshtë kërkesën e Bajramit për ndërrimin e përfaqësueses, nga ajo e Zvicrës, tek ajo e Shqipërisë. Organizmi që qeveris futbollin botëror e pati duke argumentuar se ai duhet ta kishte deklaruar që në kohën kur ishte grumbulluar me ekipet zinxhir të  Zvicrës, çështjen e dyshtetësisë. Por CAS-i i Lozanës e hodhi poshtë një argument të tillë, duke i hapur rrugën Bajramit për të veshur fanellën kuqezi.

Në fakt, ku është gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit në CAS, pas atij në gjyqin ndërkombëtar për ndeshjen e 14 tetorit 2014, Serbi-Shqipëri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh