AlbanianSport.com 29/08/2021 21:55
ASNN – Kombëtarja shqiptare ka nisur ditën e diel grumbullimin për ndeshjen ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator në Stadiumin “PGE Narodovi” të Varshavës dhe është i vlefshëm për grupin I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka bërë të ditur se stafi kuqezi ka mbërritur gjatë shtunës në hotelin ku është grumbulluar përfaqësuesja në Varshavë.
Në fakt, një pjesë e lojtarëve kanë mbërritur gjatë mbrëmjes së të premtes dhe paraditen e të shtunës. Gjatë paradites, stafi me një pjesë të lojtarëve, kanë organizuar një seancë të lehtë stërvitore në një nga stadiumet e kryeqytetit polak, të quajtur “Aktivna Varshava”. Ndërkaq, grupi pritet të kompletohet gjatë paradites së të hënës.
Atëherë kur pritet të vijnë edhe lojtarët të cilët janë impenjuar me klubet përkatëse gjatë të dielës, ndërsa kuqezinjtë do të zhvillojnë vetëm një seancë stërvitore në ora 18:00. Deri më tani të gjithë lojtarët e ftuar për ndeshjet e shtatorit janë të gatshëm dhe nuk ka asnjë ndryshim. Kombëtarja do të ketë 3 ditë të plota përgatitjeje para sfidës me polakët, që zhvillohet te enjten duke filluar nga ora 20:45.