Futboll – Femra / Hames Buhigas, rrëfehet “heroina” spanjolle e Vllaznisë

Share Button

AlbanianSport.com 27/08/2021 23:10

ASNN – Ana-Rosa Hames Buhigas, heroina e Vllaznisë, spanjollja e portës shkodrane rrëfen sekretet: “11-metërshat e pritur, pika ime më e fortë”. Ajo është jo vetëm prurja më e re tek Vllaznia e futbollit të femrave, por mbi të gjitha edhe “heroina” e kësaj skuadre në kualifikimin pas goditjes së 11-metërshve ndaj hungarezeve të Ferencvaroshit një javë më parë.

Dhe, duke folur për mediat, Buhigas ka shprehur kënaqësinë e saj së i siguroi kualifikimin skuadrës shkodrane në Ligën e Kampioneve të “topkëmbës” së femrave. “Faleminderit Vllaznisë për mikpritjen, – thotë ajo fillimisht. – Është klub i mrekullueshëm. Jam shumë e lumtur për paraqitjen time dhe gjithçka që i dhashë skuadrës në atë përballje me hungarezet.”

Buhigas ka rrëfyer dhe emocionet e goditjeve nga pika e bardhë, jo vetëm kur ka pritur të parën, por dhe të tretën, që ishte zyrtarizimi final i kalimit të turit për Vllazninë. “Besova realisht pas goditjes së parë që kualifikimi ishte më afër, – zbulon ajo. – Më ndihmoi shumë ajo goditje e parë e pritur dhe më dha më tepër besim në vetvete.”

“Lojtarja e 3-të që erdhi për të ekzekutuar 11-metërshin ishte shumë nervoze, ndërsa isha e sigurt që do ta prisja dhe ia arrita”, – shton gardiania spanjolle e portës së Vllaznisë, e cila ka patur dhe përvoja të tjera në pritjet e goditjeve nga pika e bardhë, ndonëse në një kohë të largët. “Kjo është hera e parë pas disa vitesh që po i pres disa goditje nga pika e 11-metërshit.”

“Është ndër pikat më të fortat të miat dhe ndihem mirë”, shton Buhigas, e cila ka dhe një dedikim për suksesin ndaj Ferencvaroshit. “Unë erdha shumë vonë tek Vllaznia, – thotë ajo. – Klubi më ka bërë që të ndihem mirë me të gjitha kushtet që më ka krijuar. Ndaj pritjet e 11-metërshve dhe kualifikimi është për ta.” Kundërshtari i radhës është Juventus dhe Buhigas jep mendimin e saj për torinezet.

“Unë e njoh Juventusin, – thotë ajo. – Kam luajtur me disa prej atyre lojtareve më përpara. Unë jam i bindur që do të na ndihmojë grupi që kemi, gjë të cilën Juventusi nuk e ka. Është e vështirë, por jo e paarritshme, ndërsa shpresoj që të jap prapë kontributin tim, pse jo, përsëri edhe nga goditjet e 11-metërshve”. Ndeshja e parë midis Vllaznisë dhe Juventusit luhet më 1 shtator 2021, në Stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 19:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh