Shpresat / Trajneri Bushi zbardh listën për ndeshjen ndaj R. Çeke

Share Button

AlbanianSport.com 27/08/2021 20:10

ASNN – Trajneri i Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve, Alban Bushi, ka shpallur të premten listën me emrat e 22 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen Republikë Çeke-Shqipëri, që luhet më datë 6 shtator 2021, duke nisur nga ora 18:00, dhe është e vlefshme për Kampionatin Evropian 2023 të kësaj grupmoshe. Shqipëria është në Grupin G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën.

Trajneri kuqezi do të ketë në dispozicion grupin e plotë, që ishin të grumbulluar edhe për sfidën e parë të eliminatoreve ndaj Andorrës në qershor, ndeshje që u fitua 2-0 në fushë të huaj nga Shpresat e Shqipërisë. 9 nga lojtarët e grumbulluar luajnë në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me klube të huaja ndër të cilët janë Kristjan Asllani i Empolit, Anis Mehmeti i Uajkomb Uondërërës, Armando Dobra i Ipsuiç Taunit, Angelo Ndrecka i Lacios, Bernard Karrica i Rijekës, etj.

Në listë është edhe Dijar Nikqi, sulmuesi i talentuar 17-vjeçar që ka bërë paraqitje të mira me fanellën kuqezi së fundmi e që është lojtar i perspektivës. Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve do të nisë grumbullimin më datën 29 gusht në Elbasan dhe, pas rreth 6 ditësh përgatitje intensive, më datë 4 shtator do të udhëtojë drejt Republikës Çeke për ndeshjen e datës 6 shtator. Një muaj më pas Shpresat  do të luajnë dy ndeshje në shtëpi, më 7 tetor ndaj Andorrës e më 11 tetor ndaj Sllovenisë.

Në nëntor kuqezinjtë kthehen të luajnë jashtë fushe, teksa më 12 nëntor 2021 përballen në Slloveni me përfaqësuesen vendase të kësaj grupmoshe, dhe më 16 nëntor 2021 luajnë në Kosovë në ndeshjen e fundit të këtij viti. Më 25 mars 2022, Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve do të presë Republikën Çeke në shtëpi dhe vetëm 4 ditë më pas, më 29 mars 2022, do të sfidojë ekipin më të fortë të grupit, Anglinë, po në fushën e vet.

Në qershor do të luhen edhe dy sfidat e fundit të Grupit G të ekipin kombëtar të Nën-21-vjeçarëve, teksa më 7 qershor 2022 Shqipëri është mysafire në vizitën që do t’i bëjë Anglisë, dhe më 14 qershor 2022, luan ndeshjen përmbyllëse në shtëpi ndaj Kosovës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh