(Video) Xhaferi: Vllaznia, si një model për të ardhmen, Evropa, synimi i madh

Share Button

AlbanianSport.com 27/08/2021 18:40

ASNN – Donatori shkodran ka shpalosur në një intervistë dhënë posaçërisht për RTSH Sport vizionin e tij për klubin kuqeblu. Alban Xhaferi do të zyrtarizohet brenda pak javësh si presidenti i ri i Vllaznisë, duke i dhënë kështu fund një procesi 14-mujor që kulmon me privatizimin e klubit shkodran. Duke folur posaçërisht për RTSH Sport, biznesmeni e cilëson administrimin e klubit nga privati si kyçin e kthimit të një skuadra si Vllaznia tek lavdia e dikurshme. Ka qenë një rrugëtim mëse 14 mujor, por një rrugëtim që për Alban Xhaferin është kurorëzuar me sukses.

“Kemi patur një vit të suksesshëm, por dhe të vështirë gjithashtu, sepse Vllaznia pas një periudhe të vështirë u rikthye në rrugën e trofeve dhe të suksesit, – thotë ai. – Sigurisht që ka qenë një sfidë në vetvete çdo proces tek Vllaznia, duke filluar që nga marrëveshja që është realizuar vitin e kaluar me Bashkinë e Shkodrës, por edhe menaxhimi i klubit ku jemi munduar të bëjmë më të mirën. Natyrisht, edhe aspekti i rezultateve sportiv ka qenë i rëndësishëm dhe ne jemi të kënaqur që kemi bërë më të mirën për Vllazninë.”

Për donatorin, që tanimë mund ta cilësojmë edhe si presidentin e Vllaznisë, ka qenë vendimtare edhe mbyllja e procesit të privatizimit të klubit. “Edhe procesi i privatizimit ishte një sfidë tjetër, u bënë 10 muaj që ka filluar dhe tashmë i ka kaluar të gjitha ato hallkat, tani presim thjesht finalizimin, nënshkrimin e marrëveshjes dhe fillimin e një historie të re për Vllazninë”. Në vijim të intervistës së tij të posaçme për RTSH Sport, biznesmeni e cilëson administrimin e klubit nga privati si kyçin e kthimit të një skuadra si Vllaznia tek lavdia e dikurshme.

“Çdo klub në Evropë, çdo klub modern është nën administrimin e privatit, është diçka që është ezauruar në klubet e mëdha, – kujton ai. – Gjithashtu, edhe në Shqipëri shumica e klubeve janë në duart e privatit, pavarsisht se bashkitë mund të kenë pjesën e tyre. Kjo është një gjë historike për qytetin, sepse Shkodrës kështu i kthehet një aset i fuqishëm. Jam i bindur se do të ecim në rrugën drejt suksesit, drejt vlerave, drejt Vllaznisë së madhe. Procesi i administrimit nga privati është shumë më dinamik, shumë më kompleks, por edhe shumë më i thjeshtë në kuadrin e shumë procedurave.”

“Dhe sigurisht që kjo ka qënë dhe synimi im në momentin që kam marrë pjesë, por dhe i Kryetares së Bashkisë, znj. Voltana Ademi, që për arsye të caktuara nuk ka arritur ta përfundojë këtë poçes më përpara, – ka shtuar Xhaferi. – Por tani është momenti dhe çdo gjë ka përfunduar tashmë, mbeten disa etapa që janë më shumë teknike”. 42-vjeçari ka një plan të qartë me 3 pika për ringritjen e klubit kuqeblu, teksa thotë: “Rruga që nisëm vitin e kaluar, mendoj se ishte fillimi i një strategjie të re për menaxhimin e Vllaznisë dhe sigurisht që do ecet në ato hapa.”

“Unë kam cilësuar 3 pika të rëndësishme që Vllaznia ka nevojë për ndërhyrje, të cilat kanë nisur por do të jenë më të fuqishme nën administrimin e privatit, – ka vijuar donatori kuqeblu. – Pika e parë është rikthimi në rezultate. Shpresojmë që këtë vit të kemi ndërtuar një skuadër konkurrente për të ecur përpara drejt rrugës për titull. Pika e dytë, shumë e rëndësishme, është infrastruktura, investimi në infrastrukturë. Bashkia tashmë është më e lehtësuar në administrimin e fondeve për të ndihmuar klubin, për të financuar në infrastrukturë.”

“Edhe FSHF ka shprehur dëshirën për të ndihmuar në infrastrukturë, – ka theksuar Xhaferi. – Edhe nga ana e privatit, konkretisht nga ana ime do të jetë një angazhim i shpejt për të bërë ndryshime. Me ndryshimin e infrastrukturës do të hapet drita jeshile drejt një klubi komplet profesionist, duke nisur që nga akademia e deri te ekipi i parë. Të gjithë duhet të ndihen komod. Pika e tretë ka të bëjë me zgjerimin tek pjesa e marketingut, miradministrimit të burimeve të klubit. Është i rëndësishëm afrimi i partnerëve serioz, që janë të interesuar të reklamojnë produktet e tyre, apo të investojnë në klub.”

“Mendoj se janë këto janë 3 pikat kryesore ku klubi duhet të fokusohet, të ndërtojë Vllazninë e së ardhmes, të luajë në kupat e Evropës minimalisht dhe në një kohë të shpejtë të jetë pjesëmarrëse dhe në fazën e grupeve”, – shton kreu i klubit shkodran, i cili më tej ka bërë edhe një analizë të skuadrës nga sezoni i shkuar drejt sezonit të ri. “Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar vitin e kaluar për arritjen e rezultateve, – thotë Xhaferi. – Sigurisht që lojtarët janë pjesa kryesore e këtij suksesi. Mendoj që grupi është ruajtur pak a shumë.”

“Sigurisht që ka patur largime, me dëshirën e tyre apo pa dëshirën tonë për disa lojtarë që kanë ikur, – vijon ai. – Ne kemi nisur merkaton që në qershor dhe mendoj se janë ofruar lojtarë me cilësi dhe kemi synuar që të dublojmë çdo pozicion, madje të kemi dhe alternativat e treta në mënyrë që skuadra të jetë e përgatitur dhe të jetë e plotë në sfidën e saj në kampionat. Grupi bazik është ruajtur, është plotësuar me lojtarë të rinj.” Megjithatë, ai mbetet i hapur sa i përket përforcimeve, teksa thotë: “Mendoj se merkato nuk është mbyllur, do të ketë dhe një afrim tjetër.”

“Do të jetë një afrim i nevojshëm për pozicionin që na duhet, mendoj se do të jetë shumë i vlefshëm”, – shton biznesmeni. Të shtunën, Vllaznia ndeshet me Teutën në duelin e Superkupës së Shqipërisë dhe Xhaferi e kërkon këtë trofe edhe si një triumf moral. “Superkupa është një moment i bukur, që fillohet edhe kampionati, sepse testohet se ku jemi, – thotë ai. – Por, njëkohësisht Superkupa është një fitore morale e një sfide të  vitit të kaluar, për të treguar se cila ishte skuadra më e mirë e kampionatit.”

“Sigurisht që skuadrat kanë ndryshuar në krahasim me vitin e kaluar, si Vllaznia ashtu dhe Teuta, – vijon donatori i Vllaznisë. – Do të doja një ndeshje të bukur, një ndeshje spektakël që ofrohet për tifozët. Sigurisht, do ta kisha dashur fitimin e trofeut”. Synimi kryesor i Vllaznisë për sezonin e ri mbetet titulli “kampion”, por Xhaferi nuk heq dorë as nga trofetë e tjerë, teksa përsërit: “Objektivi kryesor është kampionati, Vllaznia ka vite që nuk e ka fituar, presim të vendosim yllin në fanellë. Patjetër që do të mendojmë edhe për Kupën e Shqipërisë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh