AlbanianSport.com 26/08/2021 20:05
ASNN – KB Peja dhe SIGAL Prishtina kanë mësuar kundërshtarët e fazës së parë të grupeve në Ligën Ballkanike së Basketbollit për Meshkuj (BIBL), që pritet të nisë më 12 tetor 2021. Në shortin e hedhur të enjten, është përcaktuar që Peja të jetë pjesë e Grupit A, ndërsa Prishtina do të luajë në Grupin B.
Në edicionin 2021-2022 të BIBL-së, do të marrin pjesë 10 ekipe, të cilat janë ndarë në dy grupe. Në kuadër të Grupit A, Peja do të përballet me Hapoel Nufar Energy Galil Elion nga Izraeli, BC Ballkanin nga Bullgaria dhe skuadrat nga Maqedonia e Veriut, Navico Akademija FMP dhe Kumanova 2009.
Ndërsa, në Grupin B, SIGAL Prishtina do të ketë përballë me TFT Skopljen (Maqedonia e Veriut), ekipet nga Bullgaria, Akademik Plovdiv dhe Beroe dhe Ironi Rain Nahariya (Izreal). Interesant është fakti se çfarë nënkupton për pjesëmarrje në Ligën Unike midis Shqipërisë dhe Kosovës, aty ku supozohet të marrin pjesë edhe dy skuadrat në fjalë.