AlbanianSport.com 26/08/2021 18:45
ASNN – Deri tani ka përfituar më shumë 166 milion Euro. Interi është skuadra që ka përfituar më shumë në këtë merkato vere përsa i përket shitjes së lojtarëve. E duket se klubi zikaltër do të mbetet i tillë, edhe pse duhen edhe pak ditë deri në mbylljen e merkatos së verës.
Duke konsideruar bilancin shitje-blerje lojtarësh, Interi ka përfituar 166.05 milionë Euro, ndërsa ka shpenzuar 31 milion Euro për blerje lojtarësh. Kryesore në këtë shumë të mbledhur nga shitjet, ka qenë largimi i Lukakut drejt Çellsit apo edhe largimi i Hakimit.
Nëse edhe Lautaro do të largohet, atëherë Interi do të jetë me të vërtetë me fat, përsa i përket përfitimit të parave si dhe mbushjes së arkave të klubit. Por më pas duhet parë se me cilët lojtarë do t’i zëvendësojë këto yje të larguar nga skuadra kampione e Serisë A, nëse do të synojë sërish titullin edhe për sezonin e ardhshëm.
Një tjetër skuadër e serisë A që ka përfituar mjaft nga merkato e deritanishme është edhe Udineze, plot 55.5 milion euro, ndërsa ka shpenzuar vetëm 5.5 milion euro për blerje lojtarësh. Natyrisht, këto përfitime ekonomike ngrenë edhe pikëpyetjet për cilësinë e mbetur tek këto dy skuadra.