AlbanianSport.com 25/08/2021 19:05
ASNN – Gara e parë pas pushimeve verore i gjen skuadrat dhe pilotë në dilema të shumta. Moto GP behet gati për të zhvilluar Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe pistën e Silverstounit. Mes dueleve në pistë dhe skenarëve të ndryshme. “Aprilia” po organizon debutimin e Vinjalesit, ndersa “Jamaha SRT” shtyhet nga ideja për të përqafuar Doviciozon.
Në fakt, largimi i Maverik Vinjalesit nga “Jamaha” ka bërë që të dalin zëra në merkaton e pilotëve, jo vetëm për sezonin 2022, por edhe për Botërorin që po zhvillohet. Lajmi më i bujshëm është ai i rikthimit në pistë të Andrea Doviciozo me Motorin “M1 Petronas”, përkrah Valentino Rosit dhe Franko Morbidelit në skuadrën “Monster Energy”.
Rikthimi i tij në pistë vjen pas rikuperimit të dëmtimit në gju dhe italo-braziliani do të drejtojë një “Jamaha” zyrtare sëbashku me Fabio Kuartararon. Kështu në lojë hyn edhe mundësia e riardhjes në klasin më të lartë të garave me motora, e ish-pilotit të “Dukati”-t, Andrea Doviciozo, i cili pranverën e kaluar ishte gati për të kaluar te “Aprilia”.
Së bashku me “Doktorin:, Andrea do të formonte një dyshe pilotësh me përvojë, për pjesën e mbetur të sezonit, të cilën do ta kishte zili çdo skuadër në Moto GP. Në pritje të etapës së 12-të të botërorit të Moto GP, në Silverstoun, pritet që Jamaha të prezantohet në pistë me Kal Kraçloun, që do të zëvendësojë Morbidelin, ndërsa do të bëjë debutimin në Moto GP edhe britaniku tjetër, Xhejk Dikson