AlbanianSport.com 25/08/2021 16:05
ASNN – Luhen 3 takimet e fundit të “play-off”-eve të Ligës së Kampioneve. Ky sezon sjell në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar një një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i, siç është Liga e Kampioneve. Takimi më i spikatur sonte është ai që do të luhet në Ukrainë, midis Shahtjorit të Donjeckut dhe Monakos, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH 1, duke nisur nga ora 21:00.
Pasi ka njohur të martën 3 skuadrat e para që kalojnë në fazën e grupeve, veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit në futboll, Liga e Kampioneve, luan sonte të 3 dueleve të tjera të “play-off”-eve, që luhen të gjitha duke nisur nga ora 21:00. Kjo veprimtari është një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar.
Dhe takimi më i spikatur i mbrëmjes është ai që do të luhet në Ukrainë, midis Shahtjorit të Donjeckut dhe Monakos. Kjo ndeshja do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH 1 dhe vendasit e kanë fituar me një gol të vetëm takimin e parë, të luajtur në Francë dhe do të synojnë ta mbrojnë këtë fitore edhe në shtëpi përballë skuadrës së Principatës.
Në dy takimet e tjera që luhen sonte, Dinamo e Zagrebit do të synojë përmbysjen e humbjes 0-3 në Moldavi në ndeshjen e parë, kur të presë Sherifin e Tiraspolit. Edhe Brondbi e ka humbur ndeshjen e parë, 1-2 në Austri, dhe synon përmbysjen kur të presë në fushën e vet Salcburgun. Të martën siguruan vendin e tyre në fazën e grupeve 3 skuadra.
Dhe ato janë Jang Bojs e Bernës, e cila eliminoi kampionen e Hungarisë, Ferencvaroshin, Benfika, që triumfoi në duelin me holandezët e PSV-së së Eind’hovenit, por edhe Malmoe që mposhti bullgarët e Ludogoretsit të Razgradit.