AlbanianSport.com 24/08/2021 20:15
ASNN – Sezoni ka përfunduar prej kohësh për Los Anxheles Lejkërs, por LëBron Xhejms vazhdon të jetë në titujt kryesorë të mediave. Mospjesëmarrja e tij në Olimpiadën e Tokios shkaktoi polemika. Por, përveç kësaj, arsyeja e pranisë së tij në media është përqëndruar në ndryshimin e numrit që do të mbajë në fanellë, nga “23” në “6”. Këtë numër ai e kishte mbajtur edhe kur luante me Majemi Hiit. Por Xhejmsi ka qenë protagonist, edhe pa folur fare.
Dikur, Pat Rajli i pati kërkuar atij të kthehej te Majemi. Por pas bisedimeve të kryera dhe asaj që u publikua në media, basketbollisti u gjobit me 25,000 dollarë nga NBA për manipulim. Një studim i medias amerikane “Sports Insider” ka treguar se pak gjëra mbeten të pandëshkuara ose të paditura në botën e NBA-së. Dhe pas gjithçka që ka ndodhur, sipas medias në fjalë, LëBroni është lojtari më i urryer në NBA. Ai merr deri në 70 mijë kritika në rrjetet sociale.
Por opinioni publik për LëBron Xhemjs ka qenë gjithmonë i ndarë, me një gamë ngjyrash që variojnë nga urrejtja më e madhe deri tek admirimi më i madh. Pak tifozë zgjedhin ngjyrën gri. Vendimi, mosmarrëveshja e tij midis brezave me Majkëll Xhordanin, bindjet e tij të forta, mënyra e shfaqjes së tyre si brenda ashtu edhe jashtë fushës së basketbollit, janë disa nga arsyet që na lejojnë të kuptojmë rezultatet.
Çdo gjë që thotë LëBron Xhejms, merr dimensione stratosferike. Një grupim thotë kritikat më të ashpra, një tjetër lavdërimet më të sinqerta. Entoni Eduards, lojtari i Minesotës bën pjesë në grupin e dytë. “Unë kurrë nuk kam parë kaq shumë njerëz të lumtur pas rënies së një sportisti, – thotë ai. – Lebron Xhejms ishte dhe është shumë i urryer, por deri në pikën që kur të dalë në pension, askush nuk do të jetë në gjendje për të vlerësuar madhështinë e tij.”
“Jam krenar të them që e unë e bëra”, – shtoi ai, pas fitores që Finiks Sans arriti në serinë kundër Los Anxheles Lejkërs. Eduards, si shumë yje, me siguri do të duhet të përballet me gjykatësin e pamëshirshëm të opinionit publik. Ai nuk e ka ndëshkuar ende, por askush nuk është i sigurt. Një vendim i keq në trajektore, disa deklarata fatkeqe… të sjellin në mendjen e publikut Dashuri dhe urrejtje? Po, ka edhe në basketboll.