Bernard Karrica, sulmuesi i talentuar që synon të jetë një lider kuqezi

Share Button

AlbanianSport.com 24/08/2021 19:20

ASNN – Bernard Karrica është mes futbollistëve më premtues që aktivizohen aktualisht në Kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve. Sulmuesi nga Kosova është shndërruar në një element të rëndësishëm në formacionin e kuqezinjve, duke vendosur kandidaturën në të ardhmen për një vend në Kombëtaren A. Në intervistën e tij për rubrikën “Talenti shqiptar” të faqes zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, Karrica tregon për karrierën e tij dhe rrëfen planet për të ardhmen.

Futbollisti 20-vjeçar u transferua këtë merkato nga Dinamo e Zagrebit te Rijeka, ku shpreson të ketë më shumë hapësira për të luajtur dhe për të ngjitur shkallët e karrierës. Sulmuesi shprehet se ndihet mirë në grupin kuqezi dhe beson se e ardhmja e Kombëtares do të jetë gjithnjë e më e mirë.

 

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Në fakt, që në moshë të vogël kam pasur dëshirë të madhe të luajë futboll, e doja shumë këtë lojë dhe nuk kam ndalur për asnjë çast, duke luajtur çdo ditë dhe sa herë kisha mundësi. Sigurisht kam pasur edhe mbështetjen e veçantë të babait për t’iu dedikuar futbollit sa më shumë, por edhe gjithë familja më ka mbështetur që unë të ndjek pasionin tim të madh dhe të arrij deri këtu ku jam sot e kësaj dite.

 

– Prej kohësh je pjesë e ekipeve Kombëtareve të moshave. Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në Kombëtare? Po për ecurinë me klubin çfarë mendon? A je i kënaqur?

– Jam shumë i kënaqur për atmosferën që kam gjetur në ekipet Kombëtare të Shqipërisë, nga debutimi me përfaqësuesen e Nën-19-vjeçarëve dhe tani me atë Nën-21-vjeçarëve. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me grupin aktual, si edhe me stafin teknik. Mendoj se po bëhet një punë e mirë me ekipet kombëtare të moshave dhe niveli i profesionalizmit është i lartë. Unë shpresoj që kjo frymë të vazhdojë dhe klima pozitive të jetë e njëjtë në ekipet kombëtare, pasi e ardhmja është e sigurt me kaq shumë lojtarë të talentuar që ka aktualisht edhe në ekipin e Shpresave. Sa i përket klubit, unë kam pak kohë që u transferova të Rijeka dhe më kanë pritur shumë mirë. Ndihem i vlerësuar dhe shpresoj t’ua shpërblej më paraqitje sa më të mira në fushën e lojës. Jam i bindur që do të kem më shumë hapësira këtu për të treguar vlerat e mia dhe mendoj se ishte momenti i duhur për të bërë këtë hap në karrierë për të vazhduar ngjitjen profesionale.

 

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga Kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi?

– Patjetër që marrja e ftesës së parë nga Shqipëria për të luajtur me ekipin kombëtar të Nën-19-vjeçarëve ka qenë një moment i paharrueshëm. Emocionet ishin të mëdha dhe e kam të vështirë t’i përshkruaj, por mund të them më thjeshtë se ishte një ëndërr e kthyer në realitet për mua. E kisha dëshiruar shumë fanellën kuqezi dhe më në fund ia arrita qëllimit.

 

– Si e shikoni të ardhmen e ekipeve Kombëtare duke pasur parasysh brezin e lojtarëve që kemi aktualisht?

– Kam besim se e ardhmja do të jetë shumë e mirë. Shoh që ka shumë lojtarë të talentuar që aktivizohen në ekipet kombëtare të moshave dhe në Kombëtaren e të rriturve. Kjo bën që konkurrenca të jetë e lartë dhe kjo ndikon në rritjen e cilësisë e më pas kuptohet edhe te rezultatet. Jam i bindur që niveli i ekipeve kombëtare do të vijë gjithmonë e më në rritje.

 

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaret e moshave dhe me klubin…

– Momenti më i mirë që kam përjetuar me Kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve ka qenë në ndeshjen e fundit kundër Andorrës kur shënova edhe golin e parë me Shqipërinë. Jam ndjerë shumë mirë dhe ky gol më motivon shumë që të vazhdoj të punoj edhe më shumë. Sa i përket me klubit, momenti më i mirë që kam kaluar ka qenë në Ligën e Të Rinjve të UEFA-s, ku jam përzgjedhur si një ndër lojtarët më të mirë të turneut dhe gjithashtu goli që kam shënuar ndaj Benfikës u zgjodh si goli i dytë më i bukur i turneut.

 

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Sakrifica më e madhe që unë bëj për futbollin është diçka e përditshme. Që kur zgjohem në mëngjes unë mendoj për futbollin në çdo çast dhe stërvitem e punoj pa pushim me qëllimin për të arritur majat një ditë.

 

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Synimi im kryesor në të ardhmen është që një ditë të arrij të luaj në nivelet më të larta të futbollit dhe me një klub të madh. Mendoj se me punë dhe përkushtim mund të arrihet gjithçka. Objektivi im është që fillimisht të bëhem një lojtar i rëndësishëm për Kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve, duke kontribuar me golat e mi.

 

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

– Në ekipin kombëtar të Shqipërisë, futbollisti që më pëlqen më shumë dhe që ka të njëjtin rol si un është Rei Manaj. Ndërsa idhulli im në futbollin botëror është braziliani Nejmar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh