AlbanianSport.com 23/08/2021 21:30
ASNN – Pas përfundimit të Kampionatit Ballkanik të Volejbollit të Plazhit për Nën-20-vjeçarët dhe Nën-20-vjeçaret (Beach Volley U-20 – Femra meshkuj), përgjatë fundjavës janë zhvilluar ndeshjet e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit të Plazhit për Nën-22-vjeçarët dhe Nën-22-vjeçaret (Beach Volley U-22 – Femra meshkuj).
Edhe pse ishin paraqitur për pjesëmarrje një numër i madh i shteteve të Ballkanit për pjesëmarrje, situata e krijuar nga epidema e virusit “Covid-19” ka ndikuar që disa nga këto shtete ta anulojnë pjesëmarrjen. Gjatë 3 ditëve të fundit volejbollistë dhe volejbolliste nga shtete të ndryshme pritet të zhvillojnë ndeshje mjaft interesante për adhuruesit e “beach volley”-it.
Dhe Shqipëria është rikthyer tek medaljet ndërkombëtare, tek dyshja Elisa Beshiri dhe Alisja Ibrahimaj ka fituar të bronztën në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit të Plazhit për Nën-22-vjeçaret (Beach Volley U-22 – Femra). Vajzat kuqezi kanë fituar me shifrat 2-0 në duelin për vendin e 3-të e të 4-t ndaj Kosovës 3.
Nëpërmjet një postimi në profilet e saj në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Volejbollit i ka përgëzuar vajzat kuqezi dhe trajnerin e tyre, Andi Lundra, për suksesin e arritur, duke synuar ringritjen e kësaj disipline zbavitëse të sportit tonë në të ardhmen!