AlbanianSport.com 21/08/2021 20:05
ASNN – Teuta ka zhvilluar ditën e diel një test brenda familjes, në Stadiumin “Niko Dovana”, aty ku durrsakët janë duke kryer minifazën përgatitore. Trajneri Edi Martini vuri përballë formacionin titullar kundër Teutës së Nën-21-vjeçarëve, e drejtuar nga homologu Gentian Begeja në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar në “Niko Dovana”.
Më tepër ky teste u zhvillua për të parë gjendjen e lojtarëve dhe për të pasur më të qartë formacionin për finalen e Superkupës ndaj Vllazninë dhe nisjen e kampionatit. Ndeshja mes Teutes dhe asaj të Nën-21-vjeçarëve ka përfunduar me rezultatin e thellë 6-2.
Golat në këtë miqësore u shenuan nga Gorgiev, në minutën e 55-të, Kallaku në të 35-ën, 43-ën, 57-ën dhe në të 64-tën dhe Todorvski në të 70-ën. Ekipi i Martinit zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Qirko, Jazexhi, Selmani Xhekson, (Kotobelli 45′) Idrizaj (Todorovksi 45′), Aleksi (Karabeci 45′) Daja, (Beqja 45′) Gruda, (Plaku 60′) Kallaku, Zogaj (Valpo’ort 60′) Gorgiev (Kapllani 60′).