AlbanianSport.com 21/08/2021 18:15
ASNN – Hidhet shorti, shkodranet sfidojnë në Ligën e Kampioneve skuadrën me emër të Italisë. Ka përsëritur suksesin e një viti më parë, teksa është kualifikuar për herë të dytë mes 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampioneve të futbollit të femrave. Dhe shorti e ka shpërblyer Vllazninë me një përballje luksi, teksa shkodranet “kanë peshkuar” një kundërshtare shumë të vështirë, por të bujshme, si Juventusi. Kështu, ka arritur një sukses historik dhe shorti e ka shpërblyer me një përballje luksi.
Vllaznia e femrave arriti një sukses historik, duke u kualifikuar për në fazën e “play-off’’-eve të Ligës së Kampioneve, pasi eliminoi vetëm dy ditë më parë Ferencvaroshin pas goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshve. Dhe të dielën e sotme është hedhur shorti për turin e dytë të kësaj faze të veprimtarisë më prestigjioze kontinentale të klubeve të futbollit të femrave, teksa shkodranet “kanë peshkuar” një kundërshtare shumë të vështirë, por me emër të bujshëm, si Juventusi.
Ndeshjen do të luhen në datat 31 gusht ose 1 shtator dhe e kthimit në datat 8 ose 9 shtator dhe fituesi do të sigurojë shumën e madhe të 400 mijë Eurove, por edhe vendin në fazën e grupeve. Shpresohet për një tjetër paraqitje dinjitoze nga ana e Vllaznisë së femrave që ka treguar paraqitje prej një skuadre me vlera dhe histori. Në fakt, vetëm pak ditë më parë, skuadra e Vllaznisë ka arritur sot përsëritë historinë, teksa është kualifikuar për herë të dytë mes 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampioneve.
Ekipi shkodran ka mundur në finalen e miniturneut ekipin e Ferencvaroshit, në fushën e kësaj të fundit si organizatore e aktivitetit në fjalë. Ndeshja është mbyllur me rezultatin 0-0 si pas kohës së rregullt, ashtu edhe shtesave dhe në fund janë dashur gjuajtjet nga pika e bardhë për të përcaktuar fituesen. Portierja Ana Rosa Hames-Buhigas, e afruar pak kohë më parë nga klubi shkodran, ka qenë heroina e kësaj ndeshje teksa ka pritur 2 nga gjuajtjet e skuadrës hungareze me këta të fundit që gabuan edhe një tjetër duke dërguar topin jashtë.