AlbanianSport.com 21/08/2021 20:20
ASNN – Trajneri Dede: “Futbollistët duhet të kenë më shumë besim tek vetja”. Trajneri Nevil Dede dhe Erzeni i tij ia kanë dalë të barazojnë me Tiranën në miqësoren e luajtur dje në Pogradec, Dede i ka bërë një analizë këtij takimi miqësore dhetheksoi se, vetëm se me punë shkohet përpara.
“Ngarkesat janë të mëdha për ekipin, sepse po punojmë me dy seanca stërvitore, – ka thënë kreu i stolit të shijakasve. – Kemi luajtur edhe dy ditë më parë me Skënderbeun. Pjesa e parë nuk shkoi siç duhet. Kemi edhe disa lojtarë në provë, por gjërat nuk shkuan siç i kishim planifikuar.”
“Sidoqoftë, skuadra duroi dhe në pjesën e dytë me disa ndryshime dhe lojtarë të freskët tregoi personalitetin dhe kualitetin që ka brenda saj, – vijoi Dede. – Përballja me Tiranën na rrit në personalitet dhe tregon se asgjë nuk është e pamundur. Gjithçka arrihet me punë dhe kokëulur.”
Më pas trajneri që i la vendin Orges Shehit, u shpreh se 25-herë kampionët janë pretendentët për titullin këtë vit. “Besoj se Tirana është pretendente për titullin “kampion”. Me investimet dhe rikthimin e lojtarëve, besoj që janë seriozë dhe i kanë të shpallur objektivat”, – ka përfunduar trajneri i Erzenit, Nevil Dede.