AlbanianSport.com 21/08/2021 15:05
ASNN – 11-metërshi i ekzekutuar në fitoren e Tigres krijoi iluzionin optik se topi doli jashtë. Një episod i çuditshëm ka ndodhur në kampionatin meksikan të futbollit, aty ku është shënuar edhe një 11-metërsh që ka sfiduar edhe ata më symprehtët. Niko Lopez shënoi një dygolësh në fitoren e skuadrës së njohur meksikane, Tigres, që triumfoi me shifrat 3-0 në fushën e Mazatlanit.
Por ishte goli i dytë ishte ai që tërhoqi më tepër vëmendjen. Lopez e dërgoi topin përtej vijës fatale dhe në rrjetë, me një nga goditje nga pika e bardhë e 11-metërshit, por ka qenë e nevojshme të shiheshin përsëritjet televizive për ta kuptuar që ishte gol. Ishte padyshim “një iluzion optik” ai që ndodhi në ato momente, pasi topi rroku shtyllën e brendshme, u kthye pas dhe u devijua nga portieri, çka krijoi idenë se nuk ishte gol.
Por, nga përsëritjet televizive u kuptua që ishte gol për Tigresin, ndërsa për futbollistët dhe gjyqtarët në fushë nuk kishte kësi dileme, ashtu sikundër nuk kishte edhe për komentatorin që gjendej në stadium.