AlbanianSport.com 19/08/2021 21:10
ASNN – Liverpuli fillon bisedimet për t’i dhënë Mohamed Salah një zgjatje të re të kontratës, edhe pë dy vite të tjera, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në historinë e klubit, duke e eklipsuar kontratën e re të Virxhil van Dajkut, me 220,000 stërlina në javë.
Sipas lajmeve që vijnë nga mediat angleze, Liverpool ka filluar negociatat për ta bërë Mohamed Salah lojtarin më të paguar në historinë e klubit me një marrëveshje të re dyvjeçare. Futbollisti egjiptian, i konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e trajnerit Jurgen Klop, aktualisht është në një kontratë me një pagesë prej 200,000 stërlinash në javë, që zgjat deri në verën e vitit 2023.
Drejtori sportiv i Liverpulit, Majkëll Eduards është aktualisht në bisedime me futbollistin egjiptian, pasi rinovoi marrëveshjet me Virxhil van Dijkun, Alison Bekerin dhe Trent Aleksander-Arnold gjatë kësaj vere.