Kutinjo, blerja më e shtrenjtë e Barcelonës, “rob” në kurthin e kontratës

Share Button

AlbanianSport.com 18/08/2021 22:05

ASNN – Blerja më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës, Kutinjo, simbol i mbetjeve që karakterizuan erën “Bartomeu”, prezantohet tani si mundësi shkëmbimi me Obamejangun e Arsenalit. Do të ishte goditje e mirë për katalanët, por jo për londinezët. Braziliani erdhi në “Kamp Nou” në janar të 2018-ës nga Liverpuli, ku kishte bërë shumë mirë. Në “Enfilld” përfituan një shumë të majme, pasi drejtuesit e Barcelonës ishin në panik pas largimit të Nejmarit drejt Parisit.

Në arkat e klubit anglez u derdhën 120 milionë Euro fillimisht dhe më pas edhe 40 të tjera. Për lojtarin, 5 vite kontratë me Barcelonën dhe 12 milionë Euro në sezon.  Por vetëm pas një viti, Kutinjo u bë një lojtar i tepërt te Barcelona, aq sa u dha në huazim tek Bajerni i Mynihut në verën e 2019-ës. E atë që nuk e bëri në Katalonjë, e arriti në Mynih, në 2020-ën braziliani fiton Ligën e Kampioneve. Ai shënon dy gola në fitoren e jashtëzakonshme, 8-2, të Bajernit ndaj Barcelonës në çerekfinale.

I rikthyer në “Kamp Nou”, ashtu siç i ndodhi me Ernesto Valverden, Kutinjo nuk gjeti hapësira në skuadër as me trajnerin Ronald Kuman, që preferoi të aktivizonte 17-vjeçarin Pedri. Hera e fundit që ka luajtur ka qenë në dhjetorin e kaluar, më pas u zhduk. Fillimisht u dëmtua, më pas kur u shërua nuk luajti sërish. Sepse sipas kontratës, nëse Koutinjo luan edhe 10 ndeshje me Barcelonën, klubi katalan duhet t’i paguajë Liverpulit, këstin e fundit prej 20 milionë Eurosh.

Kështu Kutinjo dhe Barcelona ndodhen në një situatë tepër të ndërlikuar. Ideale për Barçën do ishte që braziliani të largohej dhe të lehtësonte disi klubin nga shpenzimet. E nëse nuk do të gjendet asnjë zgjidhje, futbollisti do të fillojë të aktivizohet dhe Barcelona të përfitojë nga talenti i tij. Ndërsa Kutinjo ka 9 muaj që nuk e shikon fushën dhe situata e ka mërzitur shumë. Është 29 vjeç dhe ka një kontratë deri në 2023.

Dëshiron të luajë, mundësisht me Barcelonën. Por ajo nuk dëshiron t’ia plotësojë dëshirën brazilianit, madje e konsideron një simbol të dhimbshëm të një epoke katastrofike.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh