Paris SG-ja nuk ndalet, kërkon edhe Pol Pogbanë dhe Kamavingan

Share Button

AlbanianSport.com 17/08/2021 20:15

ASNN – Al-Kelaifi nuk e ka mbyllur merkaton me ardhjen e Mesit. Duket se merkatoja e Paris SG-së nuk do të mbyllet me ardhjen e Lionel Mesit. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit, Al-Khelaifi, i cili pranon se është në bisedime me dy mesfushorët, Pol Pogba dhe Eduardo Kamavinga. Kjo lëvizje mund të arrihet edhe në 2022-shin, kur të dy lojtarët mund të vijnë me kosto zero, pasi iu mbaron kontrata me skuadrat përkatëse, Mançester Junajtid dhe Renën.

Nëse me ardhjen e Mesit merkatoja te gjingandja pariziene dukej e përfunduar, Al-Khelaifi nuk mendon të njëjtën gjë. Ai paralajmëroi një javë më parë se ardhja e argjentinasit mund të mos jetë e fundit në Paris dhe është e përditshmja franceze, “L’Équipe” që e ka konfirmuar këtë gjë të martën, duke siguruar që parizienët po ndjekin nga afër situatën e Pogbasë dhe Kamavingas. Sa i përket mesfushorit të Mançester Junajtid, Paris SG-ja nuk nxitohet dhe mund ta marrë atë falas në 2022-shin.

Gjithçka tregon se Pogba nuk do të rinovojë me “Djajtë e kuq” dhe, nëse ai mund të vijë në kryeqytetin francez këtë verë, Leonardo duhet të shesë së pari disa lojtarë për ta bërë operacionin të zbatueshëm. Sidoqoftë, gjëja më e mundshme është që futbollisti francez të arrijë sezonin e ardhshëm me kosto zero. Për Kamavingan, situata është shumë e ndryshme nga ajo e Pogbasë. Edhe pse mesfushori përfundon kontratën e tij në 2022 dhe nuk dëshiron të rinovojë, Rena mund ta lerë atë të largohet për një shifër që do të ishte rreth 30 milionë euro.

Kamavinga është e qartë se nuk do të rinovojë me Renën dhe është duke pritur një telefonatë nga Paris SG-ja, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të largohet falas si Pogbaja, në 2022-shin. “L’Équipe” vazhdon të këmbëngulë që Pogba ose Camavinga mund të mbërrijnë në Paris para 1 shtatorit, pasi Al-Khelaïfi mund të ketë një “as” të fundit nën mëngë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh