Totenhemi trondit Mançester Sitin, kampionët “bien” në “uverturë”

Share Button

AlbanianSport.com 16/08/2021 16:35

ASNN – Skuadra e trajnerit Nunjo fiton 1-0 me kampionët në fuqi të Anglisë. Pep Guardiola tha se Mançester Siti nuk do të nxitohet për të blerë Herri Kejnin me një çmim të lartë, pavarsisht humbjes 0-1 përballë Totenhemit në ndeshjen hapëse të mbrojtjes së titullit të Premier Ligës Angleze. Kejn mungoi për Totenhemin, për shkak se u kthye vonë në stërvitjet para-sezonale, ndërsa po përpiqet të kalojë gjatë merkatos, në skuadrën “kampione” të Anglisë. Dhe, pavarsisht kësaj mungese, Totenhemi arriti sërish t’i japë trajnerit Nunjo Espirito Santo një fillim ëndrrash në kampionatin anglez, pasi Son shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 55-të. Në stadiumin e mbushur plot me spektatorë, për herë të parë pas 17 muajsh, Totenhemi merr tri pikët e para. “Unë mendoj se ne ishim me fat që shënuam, sepse kundërshtari kishte mjaft raste, por futbollistët e mi arritën t’i neutralizonin”, – tha trajneri i Totenhemit.

“Ne e dinim që do të ishte e vështirë dhe pas 15 minutash lojë u përshtatëm më mirë, – ka vijuar ai. – U jam shumë mirënjohës për mbështetjen tifozëve. Ishte një ndihmë e madhe, për ekipin deri në minutën e fundit. U jemi shumë mirënjohës për këtë.” Siti e nisi kampionatin pa Serxhio Agueron e larguar drejt Barcelonës dhe pa mundur ta zëvendësojë atë. Siti është gati të thyejë rekordin e transferimeve në Premier Ligë, për herë të dytë brenda një muaji, për të nënshkruar me kapitenin e Anglisë, pasi kanë shpenzuar 100 milionë stërlina për Jack Grealish.

Drejtuesit e klubit po kërkojnë një pasardhës të Serxhio Agueros, pasi golashënuesi rekord i të gjitha kohërave i klubit, u transferua te Barcelona në fund të sezonit të kaluar. Përpos humbjes me Totenhemin, trajneri Guardiola është i bindur se lojtarët e tij do të dinë ta harrojnë këtë rezultat dhe të shikojnë për ndeshjet e ardhshme. “Ne e filluam keq ndeshjen dhe pas 20 minutash arritëm të rrezikonim, – tha ai. – Por trajneri Nunjo ka krijuar një ekip mjaft të fortë. Ata janë me të vërtetë një rival i fortë për ne. Ne bëmë gjithçka për të fituar por kundërshtari u mbrojt shumë mirë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh