AlbanianSport.com 15/08/2021 16:05
ASNN – Triumf i afrikanojugorit në garën e 11-të të sezonit në Moto GP. Brad Binder fiton kështu Çmimin e Madh të Austrisë, që është edhe i 11-ti i sezonit të këtij Botërori të Motoçiklizmit dhe i dyti radhazi në pistën e Shpilbergut.
Piloti afrikanojugor zgjedh të mos kthehet në garazhe për shkak të shiut dhe iu shkëput pilotëve që bënë të njëjtën zgjedhje. Vendi i dytë shkon për Françesko Banjajën, i cili pas rikthimit në pistë e ka mbyllur pas fituesit. Vendi i tretë për Horge Martin, gjithashtu me një rikthim.
Pozicioni i katërt për “Suzuki”-n e Joan Mirit, përpara Luka Marinit, Iker Lekuonës dhe kryesuesit të renditjes, Fabio Kuartararo, ndërsa Valentino Rosi, që ishte pranë podiumit në fund, është i teti.
Tjetër rënie për Mark Markezi, i cili sidoqoftë ngrihet dhe është vetëm i 15-ti në finish. Kuartararo e mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme të pilotëve, me 181 pikë, i ndjekur nga Banjaja dhe Mir, me nga 134, dhe Zarko, me dy pikë më pak.