Vllaznia / Xhaferi: Më larg sesa sezoni i shkuar, këtë sezon, për gjithçka!

Share Button

AlbanianSport.com 15/08/2021 15:10

ASNN – Donatori shkodran flet për merkaton, objektivat e sezonit të ri dhe privatizimin. Merkato deri në fund për të marrë lojtarët e nevojshëm, një fazë përgatitore dhe një mbyllje të procesit të privatizimit. Këto janë objektivat e Vllaznisë në prag të këtij sezoni, teksa donatori Alban Xhaferi thekson se, pas një sezoni të shkuar mjaft të suksesshëm, këtë vit steka është ngritur më lart. Vllaznia vijon procesin e kolaudimit të skuadrës për sezonin e ri dhe, teksa thotë se çështja e merkatos do të vlerësohet nga ekspertët, donatori Alban Xhaferi thekson se do të pritet deri në fund për të siguruar lojtarët e nevojshëm.

“Këto ndeshje janë më shumë për të testuar lojtarët dhe gjendjen e tyre, – ka thënë biznesmeni i njohur, duke folur për fitoren 2-1 me Burrelin. – Nuk janë ndeshje për të zhvilluar lojëra të forta. Sidoqoftë, ekipi kishte momente të bukura edhe në këtë miqësore, por disa lojtarë treguan se nuk janë në formën më të mirë të tyre. Kemi ende kohë për të rikuperuar në disa pozicione, por edhe për të riparuar disa gjëra që nuk janë në rrugën e duhur dhe të përgatitemi për kampionatin.” Në fushë ndaj matjanëve ishin edhe blerjet e fundit, por edhe 3 lojtarët që janë në provë. Sa të kënaqur kanë qenë drejtuesit e klubit shkodran me paraqitjen e tyre?

“Ndoshta nuk jam në gjendje profesionalisht për të dhënë një vlerësim të saktë, por i kam ndjekur me interes dhe do të thosha se një apo dy lojtarë kishin një gjendje të mirë, ndërsa të tjerë kanë për të dhënë sërish, – është përgjigjur Xhaferi. – Duan kohën e vetë për t’u ingranuar me ekipin dhe për t’i vlerësuar tamam, duhet që të kenë kohën e duhur. Ndoshta nuk është koha e mjaftueshme për dhënë një vendim të duhur, por gjithsesi mendoj se nga java e ardhshme do të vendohet për të ardhmen e këtyre lojtarëve. Por, deri në minutën e fundit të merkatos, Vllaznia pret që të forcohet në ato pozicione ku edhe ka nevojë.”

“Pra, deri në minutën e fundit mund të ketë edhe largime dhe afrime të reja, – ka thënë donatori kuqeblu. – Jemi në një fazë dinamike.” Në kuadër të përgatitjeve, Vllaznia po synon edhe zhvillimin e një fazë përgatitore dhe disa ndeshjeve miqësore. “Po shikojmë që të bëjmë një fazë përgatitore brenda Shqipërisë, pasi është shumë e vështirë që të gjejmë ekipe për takime miqësore, – thotë Xhaferi. -Është një e metë që po e hasim në këto momente. Megjithatë, po bëjmë përpjekje që të zhvillojmë një fazë përgatitore të shkurtër.” Sezonin e shkuar, Vllaznia luftoi deri në fund për titull, duke fituar edhe Kupën e Shqipërisë.

Dhe për Xhaferin, këtë vit steka është ngritur më lart, teksa thotë: “Absolutisht që ne mendojmë për të bërë më të mirën. Jemi në fazë përmirësimi. Sezonin e kaluar Vllaznia u kthye te lojërat e bukura dhe kjo u pa edhe në rezultate në fushë dhe tifozeria. Mendojmë që të rritemi në një nivel më të lartë dhe të jemi pretendentët kryesorë për fitimin e titullit.” Donatori shkodran ka folur edhe për çështjen e privatizimit të klubit, – ka kujtuar ai. – Është një proces që nuk na përket neve. Do të kisha dëshiruar që të kishte përfunduar më përpara, por tani janë edhe problemet që një pjesë e institucioneve pushojnë dhe administrata është e kufizuar.”

“Besojmë që sa më shpejt t’i jepet një zgjidhje përfundimtare, – ka vijuar kreu i klubit kuqeblu. – Lojtarëve nuk u mungon asgjë, u është plotësuar gjithçka në të gjitha format dhe nuk është penguar as merkatoja në këtë situatë. Ne kemi një marrëveshje dhe do t’i qëndrojmë rigorozë deri në fund kur të marrë zgjidhje procesi i privatizimit. Në varësi të asaj do të vazhdojmë me projektin tonë. Nuk mendoj se ka një ndikim negativ mosarritja e procesit të privatizimit në këtë moment, pasi ne po bëjmë më të mirën tonë gjithsesi.” Përtej kësaj, Xhaferi e pranon se këto vonesa ndikojnë në zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë të klubit.

“Në kuadër të projektit afatmesëm, pjesa e privatizimit në lidhje me këtë mjedis apo mjedise të tjera sportive, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në kushtet e zhvillimit të stërvitjes, – thotë ai. – Bashkia do të mundohet të kontribuojë e po ashtu edhe federata në këtë drejtim, por zgjidhja e procesit final të privatizimit do t’i hapte rrugë, jo vetëm krijimit të fushave, por edhe disa çështjeje që kanë lidhje me marketingun. Por, shpresojmë që të marrë fund procesi i privatizimit dhe të investojmë në një fushë, pasi po vjen dimri dhe siç e shikuam edhe vjet, një pjesë e rezultateve negative ishin edhe si rrjedhojë e mungesës së kësaj infrastrukture për stërvitjen e ekipit të parë.

Të premten Vllaznia fitoi me përmbysje në miqësoren ndaj Burrelit, duke i mundur matjanët 2-1.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh