Ulet sipari kontinental, Evropa, ende larg për skuadrat shqiptare

Share Button

AlbanianSport.com 13/08/2021 16:35

ASNN – Pas Partizanit dhe Vllaznisë më herët, edhe Teuta dhe Laçi mbyllin aventurën kontinentale. Përtej shpresës së kahershme, që gjithmonë vdes e fundit, është mbyllur të enjten në mbrëmje edhe aventura kontinentale e klubeve shqiptare, që, edhe për një sezon tjetër, nuk arriti dot në fazën e grupeve. Dy skuadrat e mbetura në veprimtaritë evropiane të futbollit të klubeve, Teuta dhe Laçi, kanë luajtur të enjten në mbrëmje ndeshjet e kthimit të turit të 3-të të Ligës së Konferencës, por të dyja kanë dështuar.

Edhe pse ajo që ofronte kjo mbrëmje ka patur nuanca të kundërta për këto dy ekipe, përfundimi ka qenë i  njëjti. Laçi kishte shkuar me një mision të pamundur në Belgjikë përballë Anderlehtit vendas, teksa kurbinasit e kishin humbur ndeshjen e parë, të luajtur në shtëpi, ku ishin mundur me shifrat 0-3 në Stadiumin “Elbasan Arena”. Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro është mundur edhe në sfidën e kthimit përballë gjigandes belge, por me rezultatin më të pranueshëm, 1-2, duke shënuar të paktën një gol ngushëllimi.

Ndërkaq, ishte krejt e kundërta për Teutën, e cila e kishte humbur ndeshjen e para një jave në Irlandë përballë Shamrok Rovers, teksa një gol në minutat shtesë u ka dhënë vendasve një fitore minimale. Një rezultat ky që u jepte shpresë durrsakëve për ndeshjen e kthimit, që është luajtur në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga RTSH Sport. Por, përkundër pritshmërive, skuadra e trajnerit Edi Martini është mundur edhe në 90-minutëshin e dytë, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje nga irlandezët.

Dhe janë ata që vijojnë kështu më tej në turin tjetër të Ligës së Konferencës. Kështu, pas Vllaznisë dhe Partizanit më herët, edhe Teuta dhe Laçi i kanë dhënë lamtumirën Kupave të Evropës, duke mbyllur kështu rrugëtimin e kuartetit shqiptar në veprimtaritë kontinentale. Natyrisht, me shpresën e kahershme se sezonin që vjen do të shkojnë një hap më larg…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh