AlbanianSport.com 12/08/2021 17:30
ASNN – Bie poshtë teoria se transferimi do të përballohet vetëm nga shitja e fanellave. Ardhja e Lionel Mesit nga Barcelona tek Paris SG-ja i ka dhënë shkak një debati të gjerë në botën e futbollit dhe përtej saj. Ylli argjentinas ia bashkua Serxhio Ramosit, Xhianluixhi Donarumës, Xheorxhinio Uijnaldumit dhe Ashraf Hakimit, duke përforcuar edhe më tepër skuadrën e drejtuar nga trajneri Mauricio Poçetino, që tanimë ka një organikë të rrallë.
Kontrata e re me gjiganten pariziene do t’i ofrojë Mesit në pagë bazë mujore prej 35 milionë Euros (29.6 milionë stërlinash) në vit dhe kjo nuk përfshin shpërblimet shtesë për paraqitjen, golat e shënuar apo trofetë e fituara. Argentinasi do të marrë edhe pagesë prej 30 milionë Eurosh vetëm për nënshkrimin me klubit francez, teksa ai ka ardhur si lojtar i lirë nga Barcelona, e cila nuk përfiton asgjë.
Natyrisht që nuk kanë munguar edhe spekulimet sesi e përballon klubi francez ardhjen e këtij lojtari me këtë kosto, për një skuadër që edhe pa të është e mbushur me yje dhe lojtarë të shtrenjtë. Ka patur spekulime se klubi parisien do të përfitojë shuma të madh vetëm nga shitja e fanellës së Mesit, që do të mbajë mbi shpinë nr. 30.
Por kjo çështje nuk është aq e thjeshtë sa ç’duket në pamje të parë, teksa analizat financiare të ofruar nga një kompani e specializuar, siç është “Brand Finance”, ka bërë të qartë ndikimin financiar të largimit të Mesit nga “Kamp Nou” dhe sesi shitja e fanellave kishte një ndikim minimal tek gjigandja katalane. Parashikimi i kësaj kompanie e çonte në 137 milionë Euro koston e largimit të 34-vjeçarit për klubin katalan, çka përbënte një rënie me 11 % të vlerës së markës së tyre.
Por vlera që klubi përfitonte nga shitja e fanellave vetëm prej Mesit ishte një përqindje e vogël e kësaj shume. Është mësuar se shitjet e bluzave të argjentinasit me nr. 10 sillnin 200 milionë Euro në vit, por Barcelona përfitoi vetëm 30 milionë nga këto shitje. Kjo ndodh për arsye se kontratat me prodhuesit e fanellave parashikojnë që klubet përfitojnë vetëm 10, 15, ose, më e shumta, 20 % të të ardhurave nga shitjet.
Sidoqoftë, është e sigurt se kalimi i Mesit nga Barcelona në Paris do të dobësojë markën e klubit katalan, për të forcuar atë të klubit francez.