AlbanianSport.com 11/08/2021 23:00
ASNN – Mbape kërkon largimin nga Paris SG-ja, Presidenti Al Kelaifi deklaron: “Kiliani nuk ka arsye të largohet”. Kilian Mbapé synon të largohet nga Paris SG gjatë muajit gusht. Siç ka mësuar e përditshmja “AS”, qëllimi i lojtarit është për të mos vazhduar dhe mos rinovuar me ekipin parizien. Edhe pse optimizmi vazhdon të përcillet nga kryeqyteti francez në lidhje me zgjatjen e kontratës së talentit francez, lojtari nuk dëshiron të rinovojë, cilido që të jetë propozimi i Al Khelaïfit.
E një nga nxitësit e vendimit të Mbapesë është Leonardo. Marrëdhëniet midis drejtorit sportiv dhe lojtarit janë prishur prej kohësh. Kjo është arsyeja pse Al-Khelaïfi është shfaqur si shpresa e fundit për Paris SG, duke e zhvendosur Leonardon nga negociatat për rinovimin e futbollistit francez. E nënshkrimi i Mesit me Paris SG-në e afron më shumë largimin e Mbapénë. Ardhja e yllit argjentinas në kryeqytetin francez mund të jetë çelësi që sulmuesi të largohet nga Parisi.
Sidoqoftë, dhe siç ka mundur të konfirmojë “AS”, nuk ka asnjë ofertë deri më tani për lojtarin, madje as nga Reali i Madridit. Por ai që ka vënë pikat mbi “i” ka qenë vetë presidenti i Paris SG-së, Naser Al-Khelaifi, i cili gjatë prezantimit të Lionel Mesit ka delaruar se Mbape është lojtar i Paris SG-së. “Nuk kam aspak ndër mend që ta privoj skuadrën nga një prej yjeve të saj, megjithë joshjen që po i bën lojtarit tim Reali i Madridit, – ka thënë arabi. – Mbapé është një lojtar që lufton për të fituar. Ndaj ai nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të rrijë këtu për të fituar.”