AlbanianSport.com 10/08/2021 21:10
ASNN – Presidenti i FSHB-së vlerëson organizimin në Tiranë të turneut evropian të moshave. Në fundjavë ka ulur siparin Turneu Ndërkombëtar i Basketbollit për grupmoshën e Nën-18-vjeçarëve “FIBA European Challenger”, grupet F dhe G, që ka kurorëzuar si fituese Kosovën, e cila mundi në finale Luksemburgun.
Shqipëria u rendit e 3-ta dhe, duke folur posaçërisht për RTSH Sport, Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, vlerësoi nivelin e ndeshjeve dhe paraqitjen kuqezi. Por më tepër sesa rezultatet sportive, për Ponarin, kjo veprimtari ishte një rikonfirmim i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Kreu i organizmit që qeveris basketbollin shqiptar vlerëson mbështetjen e ndërkombëtarëve, por edhe e hedh vështrimin tek veprimtaritë kombëtare. Ndeshjet më të spikatur të këtij turneu u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.