AlbanianSport.com 09/08/2021 21:10
ASNN – 404 raste me Covid-19, ndër të cilët vetëm 29 ishin sportistë. Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të organizuara në një situatë të ndërlikuar nga epidemia e virusit “Covid-19”, megjithë problemet e shumta, kanë përcjellë një mesazh shprese. Flaka Olimpike që kërkoi aq shumë kohë për t’u ndezur, tashmë është shuar në Stadiumin Olimpik të Tokios.
Kjo ka shënuar edhe fundin e të gjitha përpjekjeve kolosale për organizimin e kësaj Olimpiade, në një kohë të pazakotë, kur epidemia e “Covid-19: ka marrë 4 milionë jetë në shkallë globale. Megjithatë suksesi ishte i madh me shpalljen e kampionëve olimpikë dhe ajo që është më e rëndësishmja, pa përhapjen e shtuar të virusit famëkeq në Japoni.
Një sukses i shtuar ky në faqet e historisë botërore të sportit. E pas gjithë punës së jashtëzakonshme të bërë nga organizatorët, midis mijëra atletëve, përfaqësuesve të komiteteve olimpike, gazetarëve dhe pjesëtarëve të tjerë të këtyre lojërave, nga 1 korriku e deri ditë e fundit të Olimpiadës, u shënuan vetëm 404 raste pozitiv me Covid-19, midis të cilëve, 29 ishin sportistë.
E, për më tepër, fatmirësisht pa asnjë rast me pasoja të rënda shëndetësore.