Moto GP / Rosi: Mark Markez është shumë agresiv me të gjithë rivalët

Share Button

AlbanianSport.com 09/08/2021 19:20

ASNN – Veterani italian: “Markez është shumë agresiv, ai kështu sillet me të gjithë rivalët e tij”. Valentino Rossi arriti të marrë 3 pikë në garën e Shpilbergut, pasi përfundoi Çmimin e Madh të Shtajermarku, në vendin e 13-të. Por ai e ka kritikuar mënyrën e pilotimit nga ana e Mark Márkez. Piloti spanjoll ka zemëruar bashkëatdhetarin e tij, Aleiks Espargaró, kur që në xhiron e parë, e ka prekur pilotin e “Aprilia”-s, çka bëri që numri 41 të humbiste disa pozicione.

Me rifillimin e garës, pas flamurit të kuq, të dy pilotët, përsëri u përfshinë në një episod të ngjashëm. E disa xhiro më vonë, Espargaro u detyrua të largohej fare nga gara. Valentino Rosi u pyet se si i shihte të dy incidentet midis pilotit të “Honda”-s dhe atij të “Aprilia”-s. I mbiquajturi “Doktori” nuk donte të hynte në detaje, por ai iu referua mënyrës së drejtimit të motorit nga ana e numrit 93. “E vetmja gjë që mund të them është se Márkezi është shumë agresiv me të gjithë rivalët e tij”, – tha Rosi.

“Këtë radhë ka qenë Aleiksi, herë të tjera kanë qenë pilotë të tjerë, – ka vijuar ai. – Nuk e di çfarë të them, sinqerisht. Nuk e kam idenë sesi kjo situatë mund të përmirësohet.” Ndërsa vetë i ndëshkuari në këtë rast, Aleix Espargaró, ia ka vënë fajin komisarëve të pistës që nuk e ndëshkuan Markezin për të dy rastet. “Unë nuk fajësoj Mark Markezin, sepse ai është i tillë në çdo garë, – ka thënë ai. – Për mua faji është i Panelit të Komisarëve, nuk e di se ku ishin … ndoshta po shikonin ditën e fundit të Lojërave Olimpike.”

“Nuk e di, është e vështirë të kuptohet. Ata duhet të bëjnë diçka, pasi Marku më goditi shumë fort në krah dhe më nxori nga pista herën e parë. E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e dytë. Apo nëse nuk rrëzohet asnjë pilot, atëherë nuk ka ndëshkime?!” – përfundoi piloti i “Aprilia”-s.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh