“Tokio 2020” / Çështja “Cimanovskaja”, IOC-ja përzë dy trajnerë bjellorusë

Share Button

AlbanianSport.com 06/08/2021 19:15

ASNN – Merret masë ndëshkuese për incidentin me atleten Cimanovskaja, vazhdon hetimi zyrtar. Dy trajnerë bjellorusë kanë humbur akreditimin e tyre olimpik pasi akuzohen se janë përpjekur të detyrojnë një sportiste që të largohet nga Lojërat Olimpike të Tokios. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka konfirmuar se Artur Shimaku dhe Juri Maiseviçi janë larguar nga Fshati Olimpik, ndërsa vazhdon një hetim nga organizmi që qeveris lëvizjen olimpike botërore.

Çështja e Kristina Cimanovskajas tërhoqi vëmendjen botërore, pasi ajo nuk pranoi urdhrin e delegacionit të saj për t’u kthyer në shtëpi. Ajo tashmë ndodhet në Poloni, ku është pajisur me një vizë humanitare, ndërsa çështja ka rikthyer vëmendjen tek Bjellorusia, që sundohet nga Presidenti Aleksandër Lukashenko që nga viti 1994. Vitin e shkuar, protestat masive kundër rizgjedhjes së tij në këtë post u shtypën dhunshëm.

Në një deklaratë të IOC-së sqarohet se heqja e akreditimit për dy trajnerët është një “masë e përkohshme, në interes që qetësisë së sportistëve të Komitetit Olimpik Kombëtar të Bjellorusisë, që janë ende në Tokio”. IOC-ja sqaroi se është ngritur një komision disiplinor për të hetuar këtë incident dhe se “të dy trajnerët do të kenë mundësi të dëgjohen”. Ndërkaq, Komiteti Olimpik Bjellorus lëshoi një deklaratë të premten.

Aty ku sqaronte se po punonte me IOC-në “për të sqaruar arsyet e vendimit të marrë së fundmi” dhe premtoi që ta mbronte delegacionin olimpik nga “çdo lloj forme të diskriminimit”. Komiteti Olimpik Bjellorus konfirmoi se trajnerët do të kthehen në vendin e tyre, por theksoi se ata janë të drejtë e apelimit të vendimit. Çështja e atletes bjelloruse tërhoqi madje vëmendjen edhe të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken.

Ndërsa Presidenti i IOC-së, Tomas Bah, deklaroi se ishte shumë i lumtur që sportistja ishte e sigurt në Poloni dhe e cilësoi të papranueshme atë që kishte ndodhur me të.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh