In memoriem… Shuhet në moshën 87-vjeçari Njazi Lleshi

Share Button

AlbanianSport.com 05/08/2021 23:10

ASNN – Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçari ish-basketbollisti dhe ish-trajneri i njohur kryeqytetas. Është ndarë te enjten nga jeta në moshën 87-vjeçare, mjeshtri i madh i basketbollit dhe sportit shqiptar, Njazi Lleshi. Ai u lind në Tiranë më 12 prill 1934, ndërsa përfundoi Institutin e Fizkulturës,  Dega “Mësuesi”, në vitin 1971. Lleshi, i cili mbante në fanellë numrin 5, është aktivizuar si basketbollist me ekipin e Partizanit gjatë periudhës 1950-1956, me Tiranën në 1957-ën dhe sërish me Partizanin në periudhën 1958-1964.

Me ekipin kombëtar Lleshi luajti 5 ndeshje, ato ndaj Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe dy përballje ndaj ish-RDGJ. Si sportist, ai ka fituar titulli “kampion” me Tiranën më 1957-ën, por edhe me Partizanin në vitet 1956, 1958, 1959, 1960. Po kështu, me të kuqtë kryeqytetas, ai ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë me Partizanin në vitin 1960. Ai ka vijuar më pas të punojë si trajner me të rinjtë e Partizanit, në periudhën 1962-1974, me të rriturit e Partizanit në periudhën 1974-1975, me të rriturat e Partizanit në periudhën 1981-1989.

Por edhe me të rriturat e Klubit “Studenti” në periudhën 1992-1996. Si trajner, ai ka fituar titulli “kampion” me të rinjtë e Partizanit në vitet 1971, 1972, 1973, 1974, me të rriturit e Partizanit në sezonet 1973-1974 dhe 1974-1975 dhe me të rriturat e Partizanit në sezonin 1988-1989. Po kështu, Njazi Lleshi është fitues i Kupës së Shqipërisë me Partizanin në 1975-ën. Kanë qenë të shumta vlerësimet që i janë dhënë atij, të tilla si

“Mjeshtër i Madh” (2011), “Mjeshtër Sporti” (1959), “Nderi i Sportit Shqiptar” (2000), “Mirënjohje e qytetit të Tiranës” (2000), ndërsa dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” (1981), me Urdhrin “Naim Frashëri” (kl. II 1986, kl. I 1989), por edhe me “Medalje e artë” (1996). Me humbjen e tij, sporti shqiptar ka humbur një personalitet të spikatur dhe një njeri që ka nxjerrë një numër të rinjsh të talentuar që shkuajtën më pas faqe të arta të koshit shqiptar.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh