AlbanianSport.com 07/07/2021 22:15
ASNN – Spanja e trajnerit Luis Dela Fuente, është padyshim, sipas parashikimeve të kompanive të bastece, favoritja kryesore për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Kjo bazohet në paraqitjen e shkëlqyer të futbollistëve spanjollë në Euro 2020, pavarësisht eliminimit në gjysmëfinale nga Italia. Por në Olimpiadë, Spanja ndodhet në grupin C, së bashku me Argjentinën, Australinë dhe Egjiptin.
Ku do të përballet me kundërshtarë aspak të lehtë. E megjithatë, ajo është favoritja me një probabilitet të lartë të nënkuptuar sipas parashikimeve të kompanive, që e vendosin atë me një shans prej 26.7% e kuotuar me koeficientin 3,6 për të marrë medaljen e artë. Argumentet sportive janë të shumta. Së pari, janë futbollistët e grumbulluar.
Në mesin e 22 lojtarëve që ka grumbulluar trajneri Dela Fuente janë 6 lojtarë absolut që kanë luajtur në “Euro 2020”, ku shkuan deri në gjysmëfinale, siç është portieri Unai Simón, Erik Garsía, Pau Torres, Pedri, Ojarzabal dhe Dani Olmo, të cilëve u bashkohen 3 lojtarë të tjerë, që nuk kanë qenë në listën e trajnerit të përfaqësueses së të rriturve, Luis Enrike.
Ata janë Dani Sebajos, Marko Asensio dhe Mikel Merino, me moshën mbi 24 vjeç. Pas Spanjës, kompanitë e basteve parashikojnë që Franca është e dyta më e mundshmja për të fituar medaljen e artë olimpike, me një koeficient 4.5, e ndjekur nga Brazili me 6.0. Parashikimet e këtyre kompanive të basteve sugjerojnë që Gjermania ka koeficientin 7.0 dhe Argjentina 12.0.