Gjergj Vyshka 08.12.2014 22:05
Flabina ka gjetur fitoren e kampionatit, teksa i ka shënuar pesë gola “Akademisë Ajaks Albania Schools” në ndeshjen e cila është luajtur në kompleksin sportiv Pezë-Helmës. Renato Rama, Aleksandër Kola, Eldis Allushi dhe dygolëshi Xhimi Bullarit, kanë firmosur fitoren e Flabinës, ndërsa ndeshja e djeshme ka mbyllur javën e tretë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë për sezonin 2014-2015, në grupin A.
Pas incidenteve të ndodhura në derbin e Shkodrës, FC Djelmnia dhe Ada B, të gjitha ndeshjet e mëpasme kanë qenë të qeta dhe pa probleme. Fitorja e djeshme e Flabinës ka kënaqur dhe presidentin e saj Adem Ajdinin, i cili dikur ka pasur skuadër të futbollit të sallës, një disiplinë sportive që duket se po shkon drejt shuarjes, e tashmë ka bërë skuadër të madhe.
E tashmë Flabina pas kësaj fitoreje ka pretendimet e saj për t’u ngjitur në Kategorinë e Tretë.
Kategoria e Tretë
Grupi A
Java e 3-të
(2-7 dhjetor 2014)
Të martën:
Eagles – Sporting Tirana 6-2
Internacional – Drini FK (4-1 – e ndërprerë në minutën e 39-të)
Të mërkurën:
Djelmnia – Ada Velipojë B (1-0 – e ndërprerë në minutën e 80-të)
Të premten:
Kevitan – Spartaku 3-2
Bulqiza – Shkëndija Tiranë 5-2
Të dielën:
AAS – Flabina 0-5
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kevitan 3 3 0 0 16-2 9
- Bulqiza 3 3 0 0 14-3 9
- Ada Velipojë B 2 2 0 0 7-0 6
- Flabina 3 1 1 1 6-5 4
- Eagles 3 1 1 1 7-9 4
- Djelmnia 2 1 0 1 15-1 3
- Spartaku 3 1 0 2 8-6 3
- Internacional 2 1 0 1 4-7 3
- Shkëndija Tiranë 3 1 0 2 5-9 3
- AAS 3 1 0 2 3-8 3
- Sporting Tiranë 3 0 0 3 2-16 0
- Drini FK 2 0 0 2 0-18 0