Covid-19”-ta anulon garat në Australi, Malajzia rikthehet për motorët

Share Button

AlbanianSport.com 06/07/2021 19:45

ASNN – “Covid-19”-ta anulon garat e Formulës 1 dhe Moto GP-së në Australi. Frika nga epidemia i detyron autoritetet vendore që të anulojnë garat e tyre. Formula 1 ende nuk e ka zëvendësuar këtë garë në kalendar, ndërsa Moto GP do të zhvillojë garën në Sëpang, në Malajzi, në vend të asaj në Australi. Kështu, bota e motorsportit ka marrë lajme të reja mëngjesin e së martës. Për shkak të masava të rrepta anti-“Covid-19” dhe vështirësive në logjistikë, në marrëveshje me Qeverinë e Shtetit të Viktorias, Formula 1 dhe organizatorja e Moto GP-së, “Dorna Sports”, kanë vendosur të fshijnë nga kalendari i 2021 Çmimin e madh të Australisë në të gjitha kategoritë.

Kështu Formula 1, nuk do të zbresë këtë vit në Melbërn, ndërsa Moto GP-ja duhet të heqë dorë nga cirkuiti spektakolar i “Filip Ajlënd”. Njëvendëshet duhet të garonin në cirkuitin e Melbërnit në fundjavën e 19-21 nëntor 2021, menjëherë pas Çmimit të Madh të Brazilit dhe para atij të Arabisë Sauditë. Pas anulimit të Çmimit të Madh të Singaporit, që u zëvendësua menjëherë me atë të Turqisë, për të mbajtur 23 gara në kalendar, tani drejtuesit e Formulës 1 janë të detyruar të heqin dorë edhe nga Australia. Ende nuk dihet se cili do të jetë cirkuiti që do të zëvendësojë atë të Australisë, në mënyrë që të ruhet kalendari me 23 gara i vitit 2021.

Një goditje vjen edhe për kampionatin e motorëve. Pasi do të anulohet edhe gara e pistës australiane, një nga më të bukurat e kalendarit. Fundjava në Australi ishte parashikuar për 22-24 tetor nga “Dorna Sports”, por tani urojnë që të rikthehet në 2022. Por duket se “Dorna” e ka gjetur zgjidhjen për t’i zhvilluar të gjitha garat e parashikuara që në fillim të vitit. Çmimi i Madh i Malajzisë në Sëpang do të zëvendësojë atë të “Filip Ajlënd”. Kështu gjithë logjistika menjëherë transferohet nga Tajlanda fqinje, gara e së cilës është në 15-17 tetor 2021. Ndërsa në fundjavën e 5-7 nëntorit 2021, zhvillohet gara në Portimao Çmimi i Madh i Portugalisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh