Nën-13-vjeçarët / Mbyllet edicioni i parë i Superiores, Skënderbeu “kampion”

Share Button

AlbanianSport.com 04/07/2021 20:10

ASNN – Skënderbeu është shpallur ditën e diel fitues i Kategorisë Superiore për grupmoshën e Nën-13-vjeçarëve për edicionin futbollistik 2020-2021, duke shkruar historinë në edicionin e parë që zhvillohet ky kampionat kombëtar. Juglindorët mundën me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Internacionalit të Tiranës, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz mbrëmjen e sotme. Skuadra korçare ishte dukshëm më superiore në këtë sfidë, duke e mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë të lojës.

Shkëmbi kalon Skënderbeun në epërsi që në minutën e dytë të takimit, duke gëzuar stolin korçar. 3 minuta më vonë, Proji shfrytëzon mjaft mirë një top të marrë, duke e dërguar drejt e në rrjetën e kryeqytetasve, të cilët e shohin veten në disavantazhin e dy golave në vetëm 5 minuta lojë. Internacionali krijon disa raste të mira për gol, por nuk gjejnë dot rrjetën. Në minutën e 24-t, është sërish Flavio Shkëmbi ai që shënon për juglindorët, duke trefishuar rezultatin. Skuadrat drejtohen në dhomat e zhveshjes, me Skënderbeun që e ka thuajse të sigurt titullin e parë “kampion”.

Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë të lojës, Shkëmbi gjen sërish rrjetën, duke shënuar edhe një 3-golësh personal në këtë ndeshje. Pavarësisht rasteve të krijuara nga kryeqytetasit, rezultati i ndeshjes mbetet i pandryshuar deri në fundin e 90 minutave, me Skënderbeun që triumfon 4-0. Ky ishte edicioni i parë i kampionatit të Kategorisë Superiore të Nën-13-vjeçarëve, një risi e Federatës së Futbollit, që ka rezultuar shumë e suksesshme dhe ka ngjallur interes nga klubet shqiptare si dhe nga futbollistët e vegjël që synojnë të bëhen profesionistë në të ardhmen.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e organizuar nga FSHF me medaljet dhe trofeun që ju dorëzuan kuqebardhëve të Skëndërbeut nga ish-lojtari i ekipit kombëtar, Bedri Omuri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh