Formula 1 / Maks Verstapen, triumf i dyfishtë në Austri, thellon kryesimin

Share Button

AlbanianSport.com 04/07/2021 17:25

ASNN – Fiton garën e dytë në pistën e Shpilbergut, thellon epërsinë në krye të renditjes së pilotëve. Formula 1 ka zhvilluar në fundjavë garën e 9-të të këtij sezoni, që po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe në garën e dytë radhazi të zhvilluar në Austri Maks Verstapeni i shpartalloi sërish kundërshtarët, duke e thelluar edhe më kryesimin e tij në renditjen e përgjithshme të pilotëve kundrejt Ljuis Hemiltonit.

Kështu, Maks Verstapeni i shpartalloi kundërshtarët në Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1 të dielën, duke lënë prapa Valteri Botasin dhe Lando Norrisin, teksa Ljuis Hemiltoni u detyrua të kënaqej me vendin e 4-t, për shkak të dëmtimit të makinës së tij. Në fakt, epërsia e Verstapenit ishte aq e madhe, sa ai pati luksin të bënte një ndalesë të dytë për të ndërruar gomat, duke marrë edhe pikën shtesë për xhiron më të shpejtë të garës.

Ndërkaq, Botasi përfitoi nga leja që iu dha nga skuadra e “Mercedes”-it për të parakaluar Hemiltonin, por nga kjo përfitoi edhe Norrisi, i cili siguroi shkallën e fundit të podiumit, edhe pse u ndëshkua me një ndalesë për incidentin me Serxhio Perezin. Në fakt, piloti holandez i “Red Bull”-it u shkëput që nga nisja e garës, dhe, ndonëse gjithçka rinisi në xhiron e 4-t, nga 71 gjithsej, pas një aksidenti të Sebastian Okonit, Verstapeni nuk e lëshoi kryesimin teksa pas tij gjërat ndryshuan shpesh.

Fillimisht Norrisi u parakalua që në zonën e ndërrimit të gomave nga Botasi. Por dëmtimi i makinës nga ana e Hemiltonit duke goditur bordurat e pistës në kthesën e fundit, bëri që britaniku të mbetej gjithnjë e më prapa rivalit të tij të “Red Bull”-it, dhe, ndonëse “Mercedes”-i fillimisht e ndaloi Botasin të sulmonte shokun e skuadrës, 20 xhiro para fundit finlandezit iu dha leja. Kësisoj, dy makinat e “Mercedes”-it ndërruan vendet me njëra-tjetrën në xhiron e 52-të.

por Norrisi nuk vonoi ta parakalonte Hemiltonin, duke marrë vendin e 3-të. Perezi mbërriti i 5-ti në finish, por u rendit i 6-ti, për shkak të dy ndëshkimeve nga 5 sekonda, ndërsa Karlos Sainz mori vendin e 5-të. Daniel Riçiardo, i 7-ti, Sharl Lëklërk i 8-ti, Pjer Gasli i 9-ti dhe Fernando Alonso plotësuan dhjetëshen e të parëve. Maks Verstapen e thellon kështu kryesimin e tij në renditjen e përgjithshme të pilotëve në 32 pikë kundrejt Ljuis Hemiltonit pas 9 garave të para.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh