Nën-16-vjeçarët / Kombëtarja mbërrin në Zagreb, gati për debutimin

Share Button

AlbanianSport.com 04/05/2021 23:10

ASNN – Kombëtarja shqiptare e grupmoshës së Nën-16-vjeçarëve ka mbërritur paraditen e së martës në Zagreb, për të marrë pjesë në Turneun Ndërkombëtar “Vlatko Markoviç”, që zhvillohet në kryeqytetin kroat, nga data 4, deri më 9 maj 2021. Kuqezinjtë u grumbulluan që më datë 1 maj në Durrës, ku zhvilluan disa seanca stërvitore për dy ditë nën drejtimin e trajnerit Agron Kërçova e më pas udhëtuan drejt Kroacisë.

Në orën 17:30 skuadra e përbërë nga 22 lojtarë ka zbritur në kampin stërvitor për të zhvilluar seancën e parë në tokën kroate. Gjithçka ka shkuar normalisht dhe deri tani nuk ka asnjë problem me dëmtimet. Kombëtarja e Nën-16-vjeçarëve do të luajë ndeshjen e parë ndaj Lituanisë, ditën e mërkurë, më 5 maj 2021, duke nisur nga ora 12:15, ndërsa një ditë më pas, më 6 maj, do të sfidojë Rusinë me duelin që nis në ora 15:45.

Takimi i tretë dhe i fundit për Shqipërinë në grup do të luhet më datë 7 maj ndaj Bosnje & Hercegovinës, duke nisur nga ora 10:30. Përfaqësuesja shqiptare do të luajë 3 ndeshje në grup dhe pas renditjes përkatëse do të përcaktohet nëse do të kualifikohet për në finale apo për vendin e 3-të, të 5-të, ose të 7-të në bazë të rezultateve që do të marrin në ndeshjet e grupit. Finalja e turneut luhet më datën 9 maj 2021.

Në këtë datë do të zhvillohen edhe ndeshjet për vendin e 3-të, të 5-të dhe të 7-të. Në këtë turne marrin pjesë tetë vende dhe formati është me dy grupe me nga 4 skuadra. Shqipëria është në Grupin B bashkë me Rusinë, Bosnjë & Hercegovinën dhe Lituaninë. Ndërsa, në Grupin A janë Kroacia, Bullgaria, Bjellorusia dhe Maqedonia e Veriut. Ky turne, që është në edicionin e tij të 3-të, organizohet në nderim të kujtimit të ish-Presidentit të Federatës Kroate të Futbollit, Vlatko Markoviç, i cili është ndarë nga jeta në vitin 2013.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh