AlbanianSport.com 04/05/2021 20:55
ASNN – Volejbollisti kuqezi reflekton mbi sezonin në Ukrainë dhe Eliminatoret e Evropianit. Anton Qafarena ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në Ukrainë, duke i fituar të 3 trofetë atje, kampionatin, Kupën dhe Superkupën.
Tanimë i grumbulluar me Kombëtaren kuqezi të rrjetës, ai reflekton me kënaqësi mbi një nga sezonet më të suksesshme të karrierës së tij. 23-vjeçari e shikon Kombëtaren kuqezi të volejbollit për meshkuj në një fazë tranzicioni.
Volejbollisti shkodran beson sidoqoftë që skuadra do të japë maksimumin përtej mungesave. Shqipëria do të përballet në grupin e saj të Eliminatoreve me Sllovakinë, Rumaninë dhe Zvicrën.
Klikoni videon e mëposhtme për intervistën e plotë.