AlbanianSport.com 15/04/2021 23:55
ASNN – Roma-Ajaks, erdhi drejtpërdrejt në RTSH 1, të gjithë golat e mbrëmjes, në RTSH Sport. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, është rikthehet të enjten me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që, ndryshe nga sezonin e shkuar, po zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Përveç përballjes midis midis Romës dhe Ajaksit, që është sjellë drejtpërdrejt në kanalin RTSH 1, si çdo të enjte evropiane, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport të gjithë golat e 4 takimeve të mbrëmjes.
Kështu, pasi e kishte mundur Granadën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë, Mançester Junajtid e ka fituar me të njëjtat shifra edhe ndeshjen e kthimit në shtëpi, duke siguruar vendin në gjysmëfinale. Anglezët janë mjaftuar me një gol mjaft të bukur të Edison Kavanit pas vetëm 6 minutash lojë në mitikun “Olld Traford” të boshatisur, po edhe me një një autogol të miqve në minutat shtesë. Një tjetër fitore në fushë të vet mori edhe Vijareali.
Pasi pati fituar minimalisht në Kroaci përballë Dinamos së Zagrebit, falë një goli të shënuar në fundin e pjesës së parë, skuadra spanjolle ka vijuar të fitojë edhe në shtëpi, me dy gola të realizuar po brenda pjesës së parë. Ndonëse kroatët kanë gjetur një gol në pjesën e dytë, ai ka shërbyer vetëm për statistikë, sepse janë spanjollët që kualifikohen për në gjysmëfinale.
Ndërkaq, nuk ka patur surpriza në duelin e fundit, pasi Sparta e Pragës, e cila i pati ka mohuar Arsenalit fitoren në shtëpi vetëm në sekondat e fundit në ndeshjen e parë, ka vijuar të mundet bindshëm në fushën e vet në ndeshjen e kthimit. Skuadra çeke është mundur 0-4 përballë anglezëve, që e kanë mbyllur praktikisht gjithçka me 3 gola brenda 25 minutave të para, duke e vulosur fitoren me një gol të 4-t në çerekoren e fundit. Kështu, Mançester Junajtid do të përballet me Romën, ndërsa në çiftin tjetër, Vijareali do të ndeshet me Arsenalin.