AlbanianSport.com 15/04/2021 20:40
ASNN – Andrea Anjeli dhe Kristiano Ronaldo kanë lënë takim në fillim të majit për të vendosur se çfarë do të bëjnë, nëse do të vazhdojnë ende së bashku apo do të ndahen vetëm me një shtrëngim duarsh. Por programi i bardhezinjve nuk mbetet vetëm te e ardhmja e futbollistit portugez. Shumë zhurmë ka bërë prania në Torino e Mino Raiolas, që pas Barcelonës e Madridit, vazhdon pelegrinazhin evropian, me një stacion edhe në bazën juventine.
E menjëhershme është lidhja me Xhixhio Donarumën, lojtari më i çmuar, e ardhmja e të cilit është në duart e agjentit italo-holandez, por nuk duhet harruar se nga Raiola varen edhe Federiko Bernardeski, Mathijs De Ligt e Luka Pelegrini, pa harruar Moise Kinin, Alesio Romanjolin e Pol Pogbanë. Kishte shumë për të folur në fakt, ndoshta jo drejtpërdrejt me Andrea Anjelin, por edhe me drejtuesit bardhezinj. Temat më të nxehta për momentin janë shkëmbimi Bernardeski-Romanjoli me Milanin.
Por edhe hipoteza për të risjellë në skuadër Moise Kinin, pas dy viteve të kaluara midis Anglisë dhe Francës, ku ai po luan shumë mirë me Paris SG-në. Ndërkaq, asgjë të re nuk ka mbi situatën e Pol Pogbasë. Ndërsa është situata e qetë përsa i përket të ardhmes së De Ligtit. Por tema më e diskutuar, ajo që sigurisht nxit edhe dëshirën e tifozëve, është ajo e Xhixhio Donarumës. Pas dy muajsh, portieri i Milanit, do të jetë lojtar i lirë.
Pra, mund të shkojë ku të dojë, përderisa nuk ka hedhur ende një firmë në kontratën e propozuar nga kuqezinjtë. Xhixhio u intereson shumë, madje shumë, prej kohësh drejtuesve të Juventusit. Në Torino sigurojnë se pikërisht nga portieri do të fillojë cikli i ri i Juventusit, duke investuar miliona euro për të marrë yjet e futbollit në skuadrën e vet. Raiola kërkon një kontratë të paktën prej 12 milion euro në vit. Këtë shifër, Milani nuk mund ta arrijë, ndërsa Juventusi po.
Ja pse nuk do të rinovojë me Dibalasë dhe e ardhmja e Kristiano Ronaldos, me 31 milionë Euro përfitime, duke mëse e qartë. Ndaj objektivi i parë i Juventusit është Donaruma.