Formula 1 / Kalendari i këtij sezoni, sërish “peng” i “tekave” të “Covid-19”

Share Button

AlbanianSport.com 10/04/2021 14:55

ASNN – Kalendarit të Formula 1, do t’i duhet sërish të përballet me koronavirusin. Që nga qershori, evolucioni i epidemisë do të përcaktojë edhe zhvillimin e sezonit. Vaksinimi global mund ta kthejë në favor të garave situatën, por asgjë nuk është e sigurt. Kështu, Formula 1 shikon vaksinimin global si një zgjidhje për zhvillimin normal të kampionatit të saj, gjatë viteve të ardhshme, por kompania që zotëron të drejtat e organizimit, “Liberty Media” është e vetëdijshme që sezoni 2021 është plot sfida për shkak të epidemisë globale.

Nuk do të jetë si vitin e kaluar, sepse Botërori kësaj here filloi pa incidente në Bahrein dhe Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) tashmë ka demonstruar se formula e saj për të organizuar Çmimet e Mëdha në këtë kontekst ndërkombëtar është optimale, teksa më shumë se 78,000 teste “PCR” u kryen në 17 gara në vitin 2020, me vetëm 78 dolën pozitive. Megjithatë nëse garat e caktuara për këtë 2021 mund të ndryshojnë, FIA i ka gati zëvendësimet e mundshme. Duke filluar nga java e ardhshme Çmimi i Madh i Emilja-Romanjës do të bëhet në kushte afër mbylljes.

Italia do të mbajë nivelin e saj aktual të kufizimeve deri në fund të prillit, duke përfshirë ndalimin e lëvizjes midis rajoneve ose mbylljen e restoranteve. Kështu, gara do të bëhet përsëri pa tifozë, siç ndodhi vitin e kaluar. Pastaj Portugalia, më 2 maj 2021, dhe Spanja, më 9 maj 2021, dy pista që ishin tashmë të afta të prisnin gara gjatë vitit 2020 në muajt më të keq të epidemisë dhe që nuk kanë konfirmuar ende nëse do të ketë tifozë në tribuna. Edhe Monako shpreson të organizojë Çmimin e saj historik më 22 maj 2021.

Edhe në Baku, më 6 qershor 2021, qëllimi i autoriteteve azere është të organizojnë garën pa audiencë. Kanadaja ofron më shumë dyshime, do të ishte gara e parë e Formula 1 jashtë Evropës dhe Lindjes së Mesme që nga viti 2020. Dërgesat e materialeve nga deti po studiohen, por do të duhen disa javë para se të vendosë qeveria vendase. Ngjarjet në Azi dhe Amerikë janë më komplekse dhe të vështira për t’u justifikuar pa tifozë në tribuna. Vazhdimësia e saj do të përcaktohet në muajt e ardhshëm bazuar në evolucionin e epidemisë.

Nëse nuk mund të bëhen gara në Singapor, Japoni, Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Brazil, mund të bëhet gara në Turqi ose të përsëritet në Bahrain. Në çdo rast, Botërori i Formulës mund të humbasë gara në 2021. Nga 23 të planifikuara në kalendar, nëse arrin të bëjë 20 do të ishte optimale.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh