(Video) Kombëtarja / Gjasula: Andorra është e para, për një nisje të mbarë

Share Button

AlbanianSport.com 23/03/2021 20:55

ASNN – Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj dhe Klaus Gjasula kanë dalë të martën në konferencë e përditshme për shtyp, në kampin e Kombëtares kuqezi në Barcelona, përpara ndeshjes që ekipi përfaqësues do të zhvillojë ndaj Andorrës këtë të enjte në fushën e kësaj të fundit. Mesfushori i talentuar shqiptar që luan në Gjermani, Klaus Gjasula, u shpreh se fokusi i skuadrës është në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, si dhe theksoi se fryma në grup është mjaft e mirë. Pavarësisht se nuk është në gjendjen e tij më optimale, Gjasula tha se do të japë maksimumin për ekipin.

“Ndryshimi i vetëm kësaj radhe është fakti që u takuam në Barcelonë dhe jo në Shqipëri, – ka thënë ai fillimisht. – Përgjithësisht jemi të gjithë lojtarët që kemi qenë më parë, një ose dy lojtarë janë të rinj por fryma është shumë e mirë dhe për mua nuk ka ndryshuar shumë. Sa i përket ndeshjes ndaj Andorrës, besoj që ne me paraqitjet e fundit kemi treguar që i kemi të gjitha mundesitë për të fituar këtë ndeshje dhe të hymë më këmbë të mbarë në kualifikim. Do kishte qenë ndryshe të luanim ndeshjen e parë me Anglinë pasi është pak më e vështirë.”

“Por, siç tha dhe Elsi (Hysaj) nëse jemi të përqëndruar dhe gati nga ana mendore, besoj se do ta fitojmë këtë ndeshje dhe të hymë në kualifikim, – ka vijuar futbollisti i Hamburgut. – Për sa i përket gjendjes fizike nuk jam në 100%  tim pasi nuk kam shumë kohë që të stërvitem por prapë ndihem mirë dhe gati për të ndihmuar, do marr aq sa do më japë trajneri dhe do jap maksimumin për skuadrën. Po afrohemi të gjithë më shumë me njëri-tjetrin dhe nuk e ndiej vetëm unë por të gjithë lojtarët. Këtë e kemi treguar edhe në fushë gjatë ndeshjeve të fundit.”

“Dhe shpresoj të na eci mbarë për të vazhduar aty ku e kemi lënë herën e fundit”, – ka shtuar 31-vjeçari, i cili, më pas ka folur edhe për ndeshjen me Andorrën. “Të them te drejtën unë personalisht nuk e kam menduar pasi janë 3 ndeshje, – ka thënë ai. – Do fillojmë me Andorrën që është ndeshja e parë dhe personalisht nuk dua të flas as për Anglinë dhe as për San Marinon pasi kemi një detyrë: të fitojmë ndeshjen e parë, të fillojmë mirë këtë kualifikim dhe pas kësaj mund të flasim për ndeshjet e tjera. Unë mendoj që e kemi bërë njëherë me Andorrën këtë gabim.

“Dhe besoj se këtë radhe do jetë ndryshe, do jemi më të përqëndruar dhe nuk do ta marrim si një ndeshje të lehtë. Është një kundërshtar i fortë që na ka marrë një pikë në Shqipëri dhe tani na takon neve të marrim këtu 3 pikë”, – ka përfunduar futbollisti i Kombëtares kuqezi, Klaus Gjasula.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh